Edhe më shpejt nga sa mendohej, ministri francez i Çështjeve Europiane, Clement Beaune, pohoi se vendet anëtare të BE-së mund ta arrijnë gjatë kësaj jave marrëveshjen për propozimin e Komisionit Europian për ndalesën e të gjitha importeve të naftës nga Rusia.
“Mendoj se do të kemi një ujdi këto ditë” u shpreh ai për televizionin LCI. Ministri shtoi se presidenti francez, Emmanuel Macron, më vonë gjatë 10 majit, do të bisedojë me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, për këtë çështje, e do të përpiqet me sa duket ta bindë aleatin e Vladimir Putin të mos e bllokojë këtë nismë.
Hungaria është kritikja më e madhe e embargos mbi naftën ruse në BE. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pretendon po ashtu se ka bërë përparim në bisedimet me Orbanin, sa i përket kësaj çështjeje. Në 4 maj Von der Leyen, prezantoi propozimin e KE-së, si pjesë e pakos së gjashtë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Komisioni parashikon që BE-ja të heqë dorë plotësisht nga nafta e papërpunuar ruse dhe produktet e rafinuara deri në fund të vitit. Por, për të miratuar këtë pako të gjashtë të sanksioneve kërkohet mbështetja unanime e 27 shteteve anëtare të bllokut evropian.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.