Shkollat e mesme profesionale drejt reformimit. Më shumë fokus në turizmëm dhe digjitalizim - Business Magazine Albania

Shkollat e mesme profesionale drejt reformimit. Më shumë fokus në turizmëm dhe digjitalizim

Shkollat e mesme profesionale

Ministria e Financave dhe Ekonomisë pritet ta orientojë fokusin e shkollave të mesme profesionale drejt teknologjisë së informaciont dhe turizmit.

Gjatë një takimi në Vlorë, Ministrja Delina Ibrahimaj theksoi se do të nisë një reformë për ridimensionimin e arsimit professional, në mënyrë që oferta e të rinjve të kualifikuar të jetë në përputhje me kërkesën. Vitet e fundit kjo kërkesë është më e lartë në sektorin e hoteleri turizmit dhe IT.

Ajo theksoi se, kërkesa është shumë më e madhe se oferta. Do të thotë se ne do të duhet të ridimensionojmë të gjithë ofertën tone, në sektorët ku është më e nevojshme. Sektorët që kanë më tepër nevojë janë turizmi, ku Shqipëria ka një potencial shumë të lartë, teknologjia e informacionit dhe digjitalizimi. Dhe pikërisht për këtë, në Vlorë kemi një shkollë profesionale për turizmin ekonomik dhe një shkollë profesionale me drejtim industrial, ku përfshihet dhe IT. Ne do ta zgjerojmë edhe më tepër këtë degë, pasi jemi të bindur që duhet të investojmë në rritjen e kapaciteteve njerëzore.

Në Shqipëri numërohen 35 shkolla profesionale.

Lexo: Udhëzues për një sipërmarrës që të gjejë mundësi të reja biznesi në Metaverse

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0