Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka folur për miratimin e vendimit që redukton numrin e zyrave të Gjendjes Civile. Në të gjithë vendin do të jenë vetëm 150 zyra për të ofruar ato shërbime ku është e domosdoshme prania fizike e qytetarëve. Pjesa më e madhe e shërbimeve, do të ofrohen online prej datës 1 maj.
Ministri shpjegoi gjithashtu se dokumentet që do iu duhen qytetarëve për shërbime të ndryshme do të sigurohen vetë nga institucionet publike nga eAlbania.
Nga 390 zyra të gjendjes civile, do të jenë vetëm 150 zyra dhe kjo sipas ministrit ka ardhur si pasojë e revolucionit digjital për dhënien e shërbimeve publike vetëm online.
“Komunikimi me mediat sot pas mbledhjes së qeverisë, ku miratuam reduktimin e zyrave të Gjendjes Civile pasi shërbimet publike prej 1 majit do të ofrohen online në #eAlbania. Revolucioni dixhital është një kapërcim i domosdoshëm të shkurtuar kohë dhe për t’i prerë rrugën ryshfetit apo bakshishit që iu është dashur shpesh të jepni nëpër sportelet e administratës publike,” shkruan në postimin zyrtar ministri Çuçi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto