Më pak se 1/3 e shqiptarëve kanë njohuri minimale financiare. Është ky vrojtimi i Bankës së Shqipërisë ku niveli i kulturës financiare në shoqërinë shqiptare është i ulët. Sipas vrojtimit të publikur nga Banka e Shqipërisë, vetëm 29% e individëve zotërojnë minimumin e atyre që cilësohen njohuritë e nevojshme financiare, si sigurimi i të ardhurave në bankë, përdorimi i kredisë.
Gratë kanë një nivel më të ulët të indeksit të kulturës financiar përkundrejt burrave. Ndërsa përsa i përket grupmoshave, të rinjtë 18-29 vjeç dhe të moshuarit 60-79 vjeç karakterizohen nga një nivel më i ulët i kulturës financiare. Po ashtu, ata që jetojnë në zona rurale kanë më pak kulturë financiare, përkundrejt individëve në zonat urbane.
33% e individëve në Shqipëri u drejtohen familjeve dhe miqve të ngushtë për të marrë para, që tregon për shmangien e tyre nga sistemi formal financiar. Produktet financiare që zotërohen më shumë nga qytetarët shqipatre janë ato te pagesave në 29 % të tyre.
Më pas renditen produktet e kursimit (22% e individëve), produktet e kredisë (13% e individëve) dhe produktet e sigurisë (9% e individëve).
Sipas të dhënavetë raportit, kultura dhe përfshirja e ulët financiare e shqiptare, ndikojnë në mirëqenien e tyre, reflektuar në pasiguri të lartë mbi financat, si rrjedhojë dhe në planifikimet e tyre për të ardhmen.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto