Whatsapp nën kërcënimin e Bashkimit Europian! Dërgimi i mesazheve mund të bëhet më pak i sigurt - Business Magazine Albania

Whatsapp nën kërcënimin e Bashkimit Europian! Dërgimi i mesazheve mund të bëhet më pak i sigurt

Whatsapp, platforma më popullore e rrjeteve sociale në botë mund të jetë nën kërcënimin e një legjistlacioni të ri të propozuar nga zyrtarët evropianë, kanë parlajmëruar disa ekspertë sigurie. Sipas marrëveshjes mbi aktin e Digital Markets, ky legjislacion do të riorganizojë mënyrën se si gjigandët e teknologjisë (ku përfshihen WhatsApp dhe iMessage) konkurojnë me rivalët e tyre.

Legjislacioni po përpunohet nga grupe të ndryshme, dhe disa prej teksteve të përgatitura janë publikuar në internet. Në një pjesë teksti lexohet: “Ndërlidhja midis të gjithë ofruesve të aplikacionece të komunikimit duhet të ofrohet nën të njejtat kushte dhe kualitet që janë përdorur nga krijuesi kryesor apo partnerët e tij, ndërkohë që sigurohet niveli i lartë i sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale të përdoruesve.”

Mirëpo ekspertët u shfaqën tepër të shqetësuar nga kjo ide, pasi tregojnë se platformat nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë ndërkohë që ruajnë enkriptimin e mesazheve. Për momentin nuk ekziston asnjë teknologji që bën të mundur ndërveprimin e aplikacioneve të ndryshme si WhatsApp dhe iMessages që arrijnë të ruajnë enkriptimin e mesazheve.

Drejtuesi i WhatsApp, Will Cathcart tregoi se mund të krijohen dhe shumë probleme të tjera nëse ky legjislacion miratohet në këtë formë, duke filluar që nga mashtruesit. Natyra e centralizuar e WhatsApp lejon veten që të identifikojë dhe të eleminojë mashtruesit para se ato të godasin smartphone-in tuaj, duke eleminuar me miliona adresa në muaj. Aplikacionet e tjera mund të mos jenë kaq strikte sa WhatsApp në luftën kundër mashtruesve, duke rrezikuar përdoruesit.

Lexo edhe: WhatsApp fillon një fushatë “agresive” reklamimi. Kërkon të “thithë” audiencën në Amerikë

Një tjetër problem është keqinformimi dhe deklaratat e urrejtes. WhatsApp ka vendosur një limit të shpërndarjes së mesazheve virale pasi ato po përdoreshin për të promovuar mashtrimet zgjedhore apo dhunën, ndërkohë që aplikacionet e tjera mund të mos e kenë ndërmarrë një hap të tillë.

Megjithatë problemi kryesor mbetet privatësia, pasi WhatsApp garanton end-to-end encryption për përdoruesit e saj. Ajo nuk do të jetë në gjendje të shikojë se çfarë do të ndodhë me aplikacionet e tjera, duke rritur mundësinë e shfrytëzimit të përdoruesve.

express

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0