Pensionet do të indeksohen me një vlerë prej 3.3% sipas vendimit të fundit të qeverisë. Qeveria ka miratuar paketën e Rezistencës Sociale dhe indeksimin e pensioneve. për të gjithë kategoritë e pensionistëve.
Ministrja e Financave tha për mediat se indeksimi i pensioneve do të jetë 3,3%. Ndërkohë, paketa parashikon subvencioni e naftës në sektorin e transportit dhe për fermerët. Shtresat në nevojë do të kenë një subvencion direkt 3,000 lekë për 3 muaj.
Ministrja tha se, “Me aktin normativ është miratuar indeksimi 3,3% i pensioneve për të gjitha kategoritë., si për pensionet e plotë, të pjesshme, të reduktuara, të invaliditetit, për ndihma të posaçme shtetërore, pensionet e fshatit dhe qytetit. Efekti financiar në buxhetin e shtetit është prej 3,3 mld lekë”.
Parashikimi fillestar për indeksimin e pensioneve ishte 2,4% sa inflacioni mesatar vjetor i vitit të kaluar, por nisur nga rritja e çmimeve për muajin janar dhe shkurt, ministrja tha se u vendos një indkesim prej 3,3%.
Numri i pensionistëve përfitues ështe 576 mijë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto