“Çdo kilovat orë vlen”. Paralajmërimi i ministrit gjerman për energjinë. BE nën “thundrën” e Rusisë - Business Magazine Albania

“Çdo kilovat orë vlen”. Paralajmërimi i ministrit gjerman për energjinë. BE nën “thundrën” e Rusisë

  • Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck, bëri një paralajmërim të  nivelit të parë, nga tre nivelet e mundshme, për rezervat e gazit.
  • Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha javën e kaluar se vendosja e një ndalimi të menjëhershëm për importet ruse të energjisë “do të nënkuptojë zhytjen e vendit dhe të Evropës në një recesion”.
  • Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, tha se lufta në Ukrainë “paraqet rreziqe të konsiderueshme për rritjen ekonomike në Europë”.

Varësia e madhe e Gjermanisë nga energjia ruse mund ta çojë ekonominë e saj në recesion, paralajmëroi të mërkurën një institut i pavarur ekonomik.

Ka shqetësime në rritje se çfarë do të thotë pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia për ekonomitë evropiane. Lufta ka kontribuar në çmime më të larta të energjisë, po rrit gjithashtu  çmimet e ushqimeve dhe po rrit shpenzimet për të përballuar një fluks masiv të ukrainasve që ikin nga lufta.

Ekziston gjithashtu kërcënimi i vazhdueshëm se Moska mund të zgjedhë të shkurtojë furnizimet e saj me gaz natyror në bllok – gjë që mund të nënkuptojë kolaps për shumë biznese.

“Varësia e lartë nga furnizimet ruse të energjisë sjell një rrezik të konsiderueshëm të prodhimit më të ulët ekonomik dhe madje një recesion me norma inflacioni dukshëm më të larta,” tha në një raport të mërkurën Këshilli Gjerman i Ekspertëve Ekonomikë, i cili këshillon qeverinë në Berlin.

Lexo edhe: Rusia paralajmëron rritjen e çmimit të naftës me 300$ për fuçi teksa kërcënon ndërprerjen e gazit për Europën

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, shprehu një shqetësim të ngjashëm javën e kaluar kur iu drejtua Parlamentit të vendit, duke thënë se vendosja e një ndalimi të menjëhershëm për importet e energjisë nga Rusia “do të nënkuptonte zhytjen e vendit tonë dhe të gjithë Evropës në një recesion”.

Komentet e tij theksuan varësinë e Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së nga Rusia për furnizime me energji.

Në vitin 2020, për shembull, Gjermania importoi pothuajse 59% të gazit të saj natyror nga Rusia, sipas të dhënave nga zyra e statistikave evropiane. Vendet e tjera të BE-së regjistruan varësi edhe më të larta me Republikën Çeke që importonte 86% të gazit rus, dhe Letonia dhe Hungaria që importonin më shumë se 100% – që do të thotë se ata po blinin më shumë se nevojat e tyre të brendshme.

Më herët të mërkurën, ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck, shkaktoi një paralajmërim të parë, nga tre nivelet e mundshme, për rezervat e gazit. Ai u bëri thirrje bizneseve dhe familjeve që të reduktojnë konsumin e tyre të energjisë, duke thënë se “çdo kilovat orë vlen”, sipas Reuters.

Varësia energjetike është bërë edhe më shqetësuese për Evropën pasi presidenti rus Vladimir Putin tha javën e kaluar se kombet “jomiqësore” do të duhet të paguajnë për gazin natyror në rubla. Ky plan do të mbështeste monedhën ruse, e cila ka rënë në vazhdën e pushtimit të Ukrainës. Putini ka vendosur më parë një afat 31 mars për pagesat e rublës.

Megjithatë, vendet perëndimore, përfshirë Gjermaninë, kanë thënë se kjo do të ishte një shkelje e kontratës dhe u kërkuan bizneseve të vazhdojnë të paguajnë në euro ose dollarë amerikanë. Ndarja rrit shanset e një ndërprerjeje në rrjedhat e energjisë.

Duke folur të mërkurën, presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde tha se lufta në Ukrainë “paraqet rreziqe të konsiderueshme për rritjen” dhe shtoi se familjet evropiane “po bëhen më pesimiste dhe mund të shkurtojnë shpenzimet”.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0