Rusia paralajmëron rritjen e çmimit të naftës me 300$ për fuçi teksa kërcënon ndërprerjen e gazit për Europën - Business Magazine Albania

Rusia paralajmëron rritjen e çmimit të naftës me 300$ për fuçi teksa kërcënon ndërprerjen e gazit për Europën

Rusia ka kërcënuar të ndërpresë furnizimin e gazit në Gjermani dhe ka paralajmëruar rritjen e çmimi të naftës deri në 300$ për fuçi nëse Perëndimi ndalon eksportet e saj të energjisë.

“Është absolutisht e qartë se një refuzim i naftës ruse do të sjellë pasoja katastrofike për tregun botëror”, tha Ministri rus Alexander Novak të hënën në një intervistë për një televizion kombëtar rus.

“Rritja e çmimeve do të jetë e paparashikueshme. Do të shkojnë deri në 300$ për fuçi nafte, në mos më shumë.”

Novak gjithashtu citoi vendimin e Gjermanisë muajin e kaluar për të ndaluar çertifikimin e Nord Stream 2 duke thënë: “Kemi çdo të drejtë të ndërmarrim një vendim të ngjashëm dhe të imponojmë embargon mbi furnizimin me gazin e Nord Stream 1.”

Lexo edhe: SHBA-të pritet të ndalojnë importin e naftës ruse

“Deri më tani nuk po e marrim një vendim të tillë,” tha Novak. “Por politikanët evropianë me deklaratat dhe akuzat e tyre ndaj Rusisë po na shtyjnë drejt këtij vendimi.”

Komentet e ministrit vijnë me agresionin rus në Ukrainë, i cili po plotëson javën e tij të dytë, tashmë me shumë kriza humanitare të cilat pritet të përkeqësohen teksa Kremlini vazhdon me pushtimin.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0