Në Europë, gazi e nafta mund të jenë “me racion”. Unioni parashikon të shkëpusë varësinë nga Rusia në 2025 - Business Magazine Albania

Në Europë, gazi e nafta mund të jenë “me racion”. Unioni parashikon të shkëpusë varësinë nga Rusia në 2025

Çmimet e energjisë janë rritur në mbarë botën në mesin e përpjekjeve për të shmangur naftën e papërpunuar ruse. Ajo është ndaluar tashmë  ndaluar nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe Australia, dhe mjaft kompani të arit të zi në Europë, po përpiqen ta heqin  gradualisht.

Por nëse Europa do të miratonte një embargo të plotë, kjo thotë CNN, mund ta detyronte Rusinë të reduktonte furnizimet me 3 milionë fuçi në ditë, duke e vënë globin përballë rrezikut të një mungese ekstreme të furnizimit nëse vendet e OPEC-ut nuk fillojnë të rrisin me shpejtësi prodhimin – vendim ky, të cilin deri tani, kanë hezituar ta marrin.

Lexo edhe: Çmimet e naftës rriten sërish në bursa. Arabia Saudite premton se do të rrisë prodhimin

Drejtori ekzekutiv i kompanisë holandeze të tregtisë së mallrave Vitol u shpreh se tërheqja e naftës ruse nga tregu perëndimor do t’i shtrëngojë drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm me karburantin, e ndoshta ta prdorin me racion. Europa importon gjysmën e naftës së saj nga Rusia dhe pjesën tjetër nga Lindja e Mesme.

Katër organizata mjedisore thonë se  Bashkimi Evropian mund të heqë dorë nga importi i gazit rus deri në vitin 2025, duke i krijuar mundësi bllokut të shkëpusë vartësinë për një periudhë afat-mesme nga një prej burimeve kryesore të energjisë, që është vënë në pikëpyetje, pas luftës në Ukrainë. Stimi i prodhimit të energjisë nga dielli dhe era, ulja e kërkesës për gas dhe zgjerimi i rrjetit elektrik duket se mund të zëvendësojnë dy-të-tretat e nevojave për gazin rus brenda tre vjetësh.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0