Që prej ditës së hënë nuk lejohet shitja e shpendëve, por në tregjet e vendit dhe trotuare gjen pula, pata dhe vezë në shitje nga tregtarë ambulantë.
Në tregun e shpezëve në Fier tregëtarët thonë se nuk janë lajmëruar për ndalimin e shitjes së shpendëve dhe ankohen se ka shumë pak blerës. Në Lezhë, edhe pse tregëtarët janë të njoftuar se nuk do lejohet shitja e shpendëve për tre javë në treg gjenden ende fermerë që shesin.
Lexo edhe: AKU do të groposë 100 mijë vezë. Nuk do lejohen të dalin në treg
Por, edhe pse dikush del ende në treg, ka shumë pak gati fare blerës nga frika e gripit të shpendëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto