AKU do të groposë 100 mijë vezë. Nuk do lejohen të dalin në treg - Business Magazine Albania

AKU do të groposë 100 mijë vezë. Nuk do lejohen të dalin në treg

Procesi i groposjes së pulave të ngordhura po vijon në një prej stabilimenteve të prekura nga influenca aviare në zonën e Durrësit, ndërkohë që nuk ka mbërritur ende urdhri nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për eliminimin e pulave të infektuara nga sëmundja.

AKU mësohet se ka bllokuar dhe konfiskuar të gjithë prodhimin e vezëve që datojnë nga 19 mars e në vazhdim atëherë kur u deklarua dhe rasti i parë i konfirmuar me IA në vend.

Në fillimet e kësaj historie pati një reagim të vonuar nga institucionet e përfshira, sepse nuk besohej që ishte një grip shpendësh. Urdhër eliminimi të shprehur shumë qartë nuk kemi, por kemi një urdhër për eliminim/asgjësimin e pulave të ngordhura. Lë shumë vend për interpretim, por verbalisht na është thënë…’‘,. thotë Andi Duka, drejtor i përgjithshëm stabilimenti.

Lexo edhe: Ministria e Bujqësisë e konfirmon: Gripi i shpendëve ka prekur Durrësin, Dibrën dhe Korçën

Sipas prodhuesve, nevojat e tregut për vezë po mbulohen përmes stabilimenteve të painfektuara, larg zonës së Durrësit, ose me vezë të importuara.

”Çfarë veze prodhohet, nuk duhet të dalë në treg me vulën tonë, por edhe nëse del ajo është një vezë e marrë nga stabilimente të painfektuara ose e importuar. Vezët e marra nga këto pak pula që kanë mbetur konfiskohen nga AKU dhe gjurmohen. Në një moment të dytë do të groposen”, shprehet Duka.

Shqetësim i konsumatorëve, përveç sigurisë ushqimore, mbetet edhe çmimi i këtij produkti në treg.

Importi synon uljen e çmimit. Ne jemi mangët rreth 700 mijë kokrra në ditë dhe ne do të mbushim këtë vakuum përmes importit nga vende të BE-së derisa të kemi ripopulluar tufat me zogj e shpend të shëndetshëm”.

Vetëm në Durrës, deri më sot janë konfiskuar nga AKU rreth 100 mijë kokrra vezë./ Top Channel 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0