Sekreti i të kursyerit nga 28 vjeçarja. Ajo arriti 2.25 milionë dollarë - Business Magazine Albania

Sekreti i të kursyerit nga 28 vjeçarja. Ajo arriti 2.25 milionë dollarë

Sekreti i të kursyerit

Pas 7 vite pune në botën e korporatave, një 28 vjeçare në Nju Jork, ka kursyer mjaftueshëm para sa për të dalë në pension.

Ajo shkruan me emrin J.P.Livingston në blogun e saj “The Money Habit” (Zakonet e parave) dhe diskuton se si ka fituar pavarësi financiare që në një moshë fare të vogël. Kur ishte vetëm 12 vjeç, mori një kopje të klasikëve të financave personale “Rich Dad, Poor Dad” çka nxiti interesin e saj në kursimin dhe investimin e parave.

Kur kuptoi se mund të kursente shumë para duke e përfunduar universitetin në tre vite, ajo e vuri këtë objektiv. “Duke u diplomuar një vit më herët më ndihmoi me të vërtetë shumë financiarisht”, thotë ajo për CNBC. “Më kurseu 1 vit shkollim dhe më mundësoi të ardhurat e një viti ekstra dhe ndërmjet këtyre të dyjave, jemi tek 150.000 dollarë kursime.”

Pas diplomimit, Livingston nisi punë në një firmë investimesh, ku paga fillestare ishte 60 mijë dollarë, plus bonuseve të fundit të vitit, të cilat shkonin thuajse në të njëjtën shumë, pra në total mbi 100 mijë dollarë. Në vitet në vazhdim ajo mori disa rritje në pagë dhe në fund të karrierës, paga e saj kishte arritur 6 shifra.

Pas 7 vitesh duke kursyer më shumë se 70% të të ardhurave të saj, ajo kishte grumbulluar rreth 2.25 milion dollarë, 40% të të cilave vinin nga investimet dhe 60% nga kursimet. Ishin mjaftueshëm që ajo të hiqte dorë nga puna e saj dhe të dilte në pension në moshën 28 vjeçare.

Sot ajo jeton në Nju Jork me bashkëshortin e saj, i cili ende punon, dhe me qenin e tyre. Ata jetojnë me 65 mijë dollarë në vit, çka u mundëson atyre të ruajnë një përqindje të lartë të kursimeve të tyre.

Livingston ka bërë shumë para nëpërmjet punës së saj, por gjithashtu ajo ka përdorur dhe një sërë strategjish për të kursyer përgjatë viteve, si duke ruajtur shpenzimet e saj dhe duke automatizuar kursimet e saj, por ishte një truk mendor, i cili bëri diferencën më të madhe: Mendoni për blerjet tuaja si kosto për orë.

Lexo edhe: Ju duhen minimalisht 1 milion dollarë kursime për të dalë në pension në këto qytete

“Për të ruajtur një përqindje të lartë kursimesh, filloni t’i shihni blerjet tuaja në termat e kohës tuaj, se sa në dollarë”, thotë ajo për CNBC. “Në vend që të thoni se një iPhone i ri kushton 800$, mund t’ju duhet të bëni matematikën për të kuptuar se do t’ju kushtonte 60 orë në javë punë, ose një javë e gjysmë nga jeta juaj.”

Kjo ju bën të pyesni veten nëse vërtetë ia vlen si blerje.

“Kjo është një taktikë shumë e mirë sidomos për blerjet e mëdha”, thotë Livingston. “Për të blerë një shtëpi me një dhomë gjumi ekstra ose me lyerje më të shtrenjtë, mund t’ju kushtojë 50 mijë ose 100 mijë dollarë. A ia vlen kjo për tre vite ekstra pune për ju?”

Imagjinoni të njëjtën situatë me kostot shqiptare. Për të blerë një telefon rreth 90 000 lekë, një personi me pagë mesatare i duhen dy muaj punë.

cnbc 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0