Nëpërmjet një njoftimi të publikuar nga kryeministri Edi Rama në faqen e tij të Facebook është bërë me dije se Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit ka vendosur një çmim të ri për hidrokarburet.
Referuar njoftimit të kryeministrit Rama çmimi i naftës nga 16-21 Marsi do të tregtohet me 203 lekë për litër.
Lexoni: Çmimi i naftës me pakicë zbret në 211 lekë për litër sipas Ministrisë së Financave
Një ditë më parë u njoftua se çmimi i naftës u tregtua me 211 lekë për litër.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Normativ.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto