Meta thotë se nuk mund të kërcënoni se do të vrisni presidentin rus Putin në Facebook për shkak të luftës në Ukrainë - Business Magazine Albania

Meta thotë se nuk mund të kërcënoni se do të vrisni presidentin rus Putin në Facebook për shkak të luftës në Ukrainë

Meta Platforms, kompania mëmë e gjigantëve të mediave sociale Facebook dhe Instagram, sqaroi të Hënën se përdoruesit nuk mund të bëjnë postime që bëjnë thirrje për vrasjen e presidentit rus Vladimir Putin ose krerëve të tjerë të shtetit.

Meta tha gjithashtu se një lehtësim i përkohshëm i politikës së saj të gjuhës së urrejtjes vlen vetëm për lejimin e postimeve të përdoruesve në Ukrainë që kërcënojnë forcat sulmuese dhe “vetëm në kontekstin e pushtimit ushtarak rus të Ukrainës”.

Sqarimi vjen disa ditë pasi Reuters raportoi për herë të parë se Meta kishte ndryshuar udhëzimet për politikën e gjuhës së urrejtjes në Rusi, Ukrainë dhe Poloni për të lejuar kërcënimet që bënin thirrje për vdekjen e Putin dhe aleatit të tij, presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko.

Lexo edhe: Rusia hap hetim penal ndaj Metës për thirrjet për vdekje ndaj pushtuesve rus në Facebook

Reuters gjithashtu raportoi të enjten se Facebook po lejonte thirrje për dhunë kundër ushtarëve rusë në këto tre vende dhe disa të tjerë në Evropën Lindore, Baltik dhe Azinë Perëndimore.

Sqarimi vjen pasi Rusia hapi një hetim penal ndaj Metës të premten për shkak të ndryshimit në politikën e gjuhës së urrejtjes dhe pasi vendi kufizoi aksesin e përdoruesve në Instagram. Rusia bllokoi Facebook-un pas pushtimit, pasi platforma vendosi kufizime për mediat e lidhura me qeverinë.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0