Shoqata e Transportit kërkon dyfishim të biletës. Çmimi pritet të shkojë 80 lekë - Business Magazine Albania

Shoqata e Transportit kërkon dyfishim të biletës. Çmimi pritet të shkojë 80 lekë

Shoqata e Transportit

Rritja e madhe e çmimit të karburantit gjatë ditëve të fundit ka vështirësuar situatën financiare për operatorët e transportit qytetës jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe. Gjatë ditës së martë, transporti urban në kryeqytet ka funksionuar vetëm me gjysmën e kapacitetit. Përfaqësues të Unionit të Transportit deklaruan se duhet të dyfishohet çmimi i biletës në 80 lekë dhe nëse kjo nuk ndodh falimentimi do të ndodhë brenda 3-4 ditëve.

“Kërkohet rritja e çmimit të biletës, çdo çmim tjetër është rritur, çmimi për të përballuar këtë krizë është llogaritur diku te 80 lekë për biletë 1- përdorimëshe nëse vazhdojmë kështu kapitullimi i transportit do të jetë për 3-4 ditë maksimalisht”, thanë përfaqësues të Shoqatës së Transporteve.

Një ditë më parë, Hekurudha Shqiptare nëpërmjet një njoftimi publik ka deklaruar se ka ndërprerë shërbimin për shkak të mungesës së karburantit.

Lexoni: Nafta i kalon 260 lekë për litër

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0