Nafta i kalon 260 lekë për litër - Business Magazine Albania

Nafta i kalon 260 lekë për litër

Nafta

Çmimi i naftës nuk ka të ndalur. Nëse ju është dashur të ndaloni në në pikë karburanti orët e fundit, nafta/ benzina ju kanë kushtuar shumë më shtrenjtë. Në një pjesë të mirë të tyre çmimi i naftës ka kërcyer në 260 lekë/litër, nga 230 që ishte një ditë më parë. Rritja e theksuar ka nisur në pasditen dhe mbrëmjen e së martës, kur kishte pika edhe me vlerën 270 lekë/litër.

Në më pak se 10 ditë, çmimi është rritur me 60 lekë, ndërsa krahasuar me një vit më parë, çmimi I naftës ka shënuar rritjen më të madhe të shënuar ndonjëherë, prej 50%

Brenda një javë, që nga e enjtja e javës së kaluar, çmimi i naftës është rritur me 4 herë.

Shtrenjtimi i lëndën djegëse po haset në mbarë tregun global, ku çmimi i naftës në bursë ka shënuar rritjen më të madhe që nga viti 2008.

Një ditë më parë, Kryeministri Rama doli në një konferencë për shtyp, ku paralajmëroi rritje të mëtejshme të çmimit, duke ftuar qytetarët të përgatiten për më të keqen. Ndërkohë ai ka theksuar se qeveria nuk ka në plan të ulë barrën fiskale mbi karburantet. Taksat përbëjnë rreth gjysmën e çmimit të karburantit, çka nënkupton se çdo rritje çmimi, shoqërohet edhe me rritje automatike të të ardhurave në buxhet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0