Kryeqyteti i Kulturës Europiane fton artistët e rinj. E ardhmja e Europës e përmbledhur në një murale - Business Magazine Albania

Kryeqyteti i Kulturës Europiane fton artistët e rinj. E ardhmja e Europës e përmbledhur në një murale

murale

Delegacioni i Bashkimit Europian në Serbi, në bashkëpunim me New Moment New Ideas Company dhe në partneritet me Këshillin Bashkiak të Novi Sadit për Kulturë dhe Fondacionin “Novi Sad – Kryeqyteti Europian i Kulturës”, fton artistë të rinj nga 18 deri në 35 vjeç nga Serbia, Ballkani Perëndimor dhe Europa për të aplikuar për ‘Paint Me the Future of Europe’ — një nismë për të krijuar një mural në Novi Sad, kryeqyteti i kulturës europiane të këtij viti.

Nëpërmjet një muraleje dhe angazhimit aktiv në aktivitete të tjera kulturore në Novi Sad, artistët e përzgjedhur do të demonstrojnë përsosmërinë e tyre artistike, vizionin e tyre për të ardhmen e përbashkët në kontinentin europian dhe aftësinë e tyre për të reflektuar mbi tema të përfshira shoqërore.

Proçesi i aplikimit është i hapur nga 25 shkurti deri më 18 mars, pas së cilës tetë artistë të përzgjedhur do të pikturojnë një mur së bashku në “Kalanë e Viktimave të Bastisjes” përballë kalasë së Petrovaradinit gjatë qëndrimit të tyre në Novi Sad, nga 18 prilli deri më 9 maj. Murali do të zbulohet zyrtarisht më 9 maj, si pjesë e festimeve të Ditës së Europës.

Të gjitha aplikimet do të vlerësohen nga një ekip i njohur jurie i kryesuar nga Lazar Sakan, krijuesi dhe kuratori i Galerisë New Moment, e cila ka pritur disa qindra ekspozita dhe ngjarje kulturore të rëndësishme gjatë 12 viteve.

Lexo: Bashkia e Tiranës bën bashkë turizmin dhe inovacionin: “Bashkëpunim për digjitalizimin e shërbimeve dhe tërheqjen e nomadëve digjitalë”

Anëtarë të tjerë të jurisë janë Drejtoresha e Galerisë Matica Srpska; Dr. Tijana Palkovljević Bugarski, artistin konceptual Nikola Džafo dhe dy përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Europian në Serbi.

Artistët që dëshirojnë të marrin pjesë në ‘Paint Me the Future of Europe’ duhet të plotësojnë një formular aplikimi, duke paraqitur një CV të shkurtër, një portofol dhe një skicë të vizionit të tyre për temën, në këtë link: futureofeurope.newmoment.com, ku mund të njihen me detajet në lidhje me aplikimin për iniciativën dhe ngjarjet rreth përgatitjes dhe krijimit të muralit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0