Ja çfarë plani ka vendi ynë nëse bllokohet importi nga Rusia dhe Ukraina i drithërave të bukës - Business Magazine Albania

Ja çfarë plani ka vendi ynë nëse bllokohet importi nga Rusia dhe Ukraina i drithërave të bukës

drithërave të bukës

Lufta Rusi-Ukrainë dhe sanksionet e vendosura kundrejt Kremlinit kanë filluar të japin ndikime edhe në ekonominë shqiptare. Për shkak se vendi ynë siguron një pjesë të mirë të importit të drithërave të bukës, e kryesisht grurit nga Rusia, qytetarë të shumtë kanë zgjedhur të blejnë miell në masë nga frika e mbarimit të rezervave në treg, por edhe rritjes së çmimit, ndërkohë që janë vënë re jo pak abuzime nga furrat e bukës, të cilët kanë nisur të rrisin çmimet pa arsye. Por, cili është plani B i Shqipërisë, nëse në rastin më të keq mund të përballet me një situatë të tillë?

Nga kontaktet me prodhuesit e miellit, bëhet me dije se rezervat e kompanive janë të mjaftueshme për të paktën dy muaj për të siguruar, jo vetëm furnizimin, por edhe çmimin e qendrueshëm të miellit që del nga fabrikat. Nga ana tjetër, Ministria e Bujqësisë konfirmon stokun që kanë kompanitë dhe shprehen se janë evidentuar tregje alternative të blerjes së drithërave të bukës, të cilat do të vendosen në funksion nëse ndërpritet furnizimi nga tregjet aktuale. Franca dhe Kanadaja janë tregjet potenciale që mund të zëvendësojnë Rusinë dhe Ukrainën sa i takon importit të drithërave.

Në vijim të përshkallëzimit të konfliktit Ukrainë-Rusi, Ministria e Financave, edhe pse shprehet se nuk shikohen rreziqe të shtuara për ekonominë shqiptare për shkak të ekspozimit të ulët, bën me dije se do të vijohet monitorimi i kujdesshëm i situatës, për të parandaluar dhe minimizuar çdo efekt negativ, që mund të prekë sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare. Ndërsa vë theksin tek kujdesi që po tregohet  që të mos ketë mungesë oferte në treg për grurin dhe nënproduktet e tij.

Në rastet kur vendi ynë importon drithëra me çmime më të larta nga tregje të reja, mekanizmi që ka në dorë Ministria e Financave është që të zbusë ndikimin ekonomik tek konsumatorët, përmes politikave fiskale të veçanta. Shanset që të ndërpriten kanalet e importit janë thuajse zero, megjithatë hallka e fundit që ndërhynja në Rezervat e Shtetit, që sigurojnë kapërcimin e situatave të jashtëzakonshme.

/scan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0