Gjermania vendosi të rrisë shpenzimet ushtarake. Kompanitë “në rresht” për të përfituar - Business Magazine Albania

Gjermania vendosi të rrisë shpenzimet ushtarake. Kompanitë “në rresht” për të përfituar

Premtimi i Gjermanisë për të rritur masivisht shpenzimet ushtarake pas viteve të kufizimit që ka lënë pjesë të konsiderueshme të forcave të saj të armatosura me pajisje të vjetëruara, do të nxisë industrinë e mbrojtjes të Europës dhe do të rrisë çmimet e aksioneve.

Ekonomia më e madhe e Europës do të injektojë këtë vit 100 miliardë euro në një fond special për modernizimin e ushtrisë, tha të dielën kancelari Olaf Scholz në një fjalim në dhomën e ulët të parlamentit. Që tani e tutje, Gjermania do të arrijë një objektiv të NATO-s për të ndarë të paktën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, u tha ai ligjvënësve në Berlin, një qëllim që vendi ka dështuar vazhdimisht ta përmbushë.

Lëvizja shkaktoi fitime deri në 89% për prodhuesin e sensorëve dhe radarëve Hensoldt AG në fillimin e tregtimit në Frankfurt, ndërsa Rheinmetall AG, një prodhues i tankeve dhe transportuesve të personelit, u rrit me 49% duke shënuar rekord. Prodhuesi francez i avionëve luftarakë, Dassault Aviation SA, u rrit me 11% ndërsa ofruesi i shërbimit Thales SA fitoi 16%.

Lexo edhe: Rusia i “kthen reston” Europës. Bllokon hapësirën ajrore, avionët duhet t’i bien “rreth e qark”

Aksionet e mbrojtjes tashmë ishin rritur edhe javën e kaluar, pas përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë, duke shkaktuar shqetësim për ofensivën e Rusisë që mund të zgjerohet në vende të tjera.

Rheinmetall i ka ofruar qeverisë gjermane dërgimin e një pakete pajisjesh ushtarake që përfshin municion, helikopterë dhe tanke me një vlerë prej rreth 42 miliardë euro, tha shefi ekzekutiv Armin Papperger për Handelsblatt, në një intervistë. Kompania po rrit gjithashtu prodhimin e municioneve tankiste në 240,000 njësi në vit nga rreth 40,000.

Kompanitë e mbrojtjes do të përfitojnë gjithashtu nga një ndryshim i mundshëm në rregullat e eksportit të Gjermanisë. Të shtunën, Gjermania u bashkua me kombet e tjera kur ra dakord për të dërguar pajisje ushtarake në Ukrainë, duke shkelur rregullin tradicional për të mos vënë në dispozicion armët gjermane në zonat e konfliktit.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0