Grupi Eurosig ka bërë të ditur se po ndjek me shqetësim zhvillimet në Ukrainë dhe vuajtjet që po i shkaktohen popullit nga ndërhyrja ushtarake e Rusisë, duke shkaktuar viktima dhe pasiguri të madhe.
Grupi ka vendosur t’i vijë në ndihmë Ukrainës, duke dhënë 30 mijë euro për popullin dhe 20 mijë euro specifikisht për shqiptarët që jetojnë atje prej shekujsh. Këta shqiptarë, Presidenti i Grupit Eurosig-Insig & UBA Bank, Z. Kadri Morinaj, i ka vizituar fizikisht në Ukrahinë para 20 vitesh.
Kjo ndihmë është e didikuar për nevojat jetike të njerëzve atje.
Lexo: Eurosig merr 51% të aksioneve të UBA Bank
Shuma prej 50 mijë eurosh shkon në llogarinë zyrtare të Përfaqësisë Diplomatike të Ukrahinës në Tiranë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.