Monedhat digjitale pësuan rënie të Martën pasi tensionet gjeopolitike mbi Ukrainën tronditën tregjet globale.
Bitcoin ra deri në vlerën 36,370 dollarë, niveli më i ulët në më shumë se dy javë.
Asetet e tjera digjitale pësuan rënie gjithashtu, me eterin i cili, ra me 2% dhe ada e Cardano-s me 8%.
Analistët ia atribuuan rënien përshkallëzimit të tensioneve Rusi-Ukrainë. Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të Hënën trupat në dy rajone në Ukrainën lindore, pak çaste pasi i shpalli ato si të pavarura.
Kjo lëvizje ka nxitur frikën e një pushtimi të plotë, duke ulur stoqet globale.
Bitcoin shpesh reklamohet nga fansat e tij si një aset i sigurt i ngjashëm me arin, që do të thotë se duhet të ofrojë një vlerë rezerve në momente pasigurie.
Megjithatë, konsiderata për Bitcoin si një lloj “ari digjital” duket se po bie, pasi më shumë investitorë institucionalë kanë filluar ta tregtojnë atë dhe kriptomonedha po bëhet më e afërt me aksionet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.