Rrjeti social i Donald Trump kryeson listat e aplikacioneve të Apple - Business Magazine Albania

Rrjeti social i Donald Trump kryeson listat e aplikacioneve të Apple

Truth Social, një platformë e re e mediave sociale e mbështetur nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, arriti majat e grafikëve të shkarkimit të aplikacioneve falas të Apple.

Platforma u lançua të Dielën, sipas Reuters, me shumë përdorues të nxitur t’i bashkoheshin listës së pritjes. Ata që u përpoqën të regjistroheshin raportuan defekte kur përpiqeshin të krijonin një llogari, megjithëse çështje të tilla janë të zakonshme në lançimet e mëparshme të aplikacioneve.

Truth Social është vonuar disa herë. Lançimi fillimisht ishte planifikuar në 21 Shkurt, por kjo datë u shty për në 31 Mars.

Bazuar në listimet e aplikacioneve të Truth Social, dizajni i platformës i ngjan më së shumti Twitter-it, një nga platformat e mediave sociale që pezulloi Trumpin pas trazirave të 6 janarit në Kapitolin e SHBA.

Lexo edhe: Hapja e aplikacionit të Donald Trump rezulton me probleme. Përdoruesit nuk regjistrohen dot

Platforma synon të dallohet përmes filozofisë së saj të moderimit të përmbajtjes, me faqen e internetit që e quan atë “Tenda e Madhe e Amerikës” një platformë e mediave sociale që inkurajon një bisedë të hapur, të lirë dhe të ndershme globale pa diskriminuar ideologjitë politike.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0