Tinder shton opsionin e ri në aplikacion i cili do të ndryshojë mënyrën se si njiheni me dikë - Business Magazine Albania

Tinder shton opsionin e ri në aplikacion i cili do të ndryshojë mënyrën se si njiheni me dikë

Tinder do të shtojë së shpejti opsionin e ri “Blind Date” që ndryshon mënyrën e zakonshme të përdorimit duke bërë swipe majtas apo djathtas. Kësaj here ju do të komunikoni me personat e tjerë para se të shikoni fotografitë e tyre.

Blind Date është shërbimi më i ri i shtuar në linjën Fast Chat të Tinder, e cila ofron dhe eksperienca të tjera si Hot Takes dhe Swipe Night.

Përmes Blind Dates, përdoruesit e Tinder do të përputhen bazuar në të përbashkëtat e tyre, do t’i përgjigjen pyetjeve dhe do të luajnë lojra. Më pas nëse ato dëshirojnë të bëjnë “match”, do të shohin për herë të parë fotografitë e njeri-tjetrit.

Lexo edhe: Tinder po e bën akoma dhe më të thjeshtë që t’ju përshtaten shijet muzikore me personat që doni të dilni

Brenda këtij shërbimi përdoruesit duhet t’i përgjigjen pyetjeve si “A është OK që të veshësh një bluzë _ herë pa e larë atë?” apo “Unë vendosa ketchup në __”. Nëse ju nuk jeni të impresionuar nga përgjigjja e partnerit, ju mund të vendosni të përputheni me dikë tjetër.

Tinder tregon se aplikacioni po reflekton “veset moderne të gjeneratës Z”. Gjatë fazës së testimeve, përdoruesit bënë 40% më shumë “match” në krahasim me shërbimet e tjera Fast Chat që përfshijnë shikimin e fotografisë që në fillim.

Për momentin ky shërbim është i pranishëm vetëm tek përdoruesit në SHBA, dhe do të jetë i aksesueshëm nga përdoruesit globalë në “javët në vijim”.

crast.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0