Robotët po marrin përsipër punët dhe kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe.
Porositë e makinerive robotike janë rritur me 37% nga viti në vit, sipas Shoqatës për Avancimin e Automatizimit (A3). Arsyeja: Thjesht nuk ka punëtorë të mjaftueshëm për të plotësuar vendet e punës. “Me mungesë të fuqisë punëtore në të gjithë prodhimin, logjistikën dhe pothuajse çdo industri, kompanitë e të gjitha madhësive po i drejtohen gjithnjë e më shumë robotikës dhe automatizimit për të qëndruar produktivë dhe konkurrues,” tha në një deklaratë për shtyp Jeff Burnstein, president i A3. Shoqata tregtare ka parë një rritje të veçantë të automatizimit në industrinë e automobilave, bujqësisë, ndërtimit, elektronikës, përpunimit të ushqimit dhe magazinimit.
Automatizimi mund t’i ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme të përballen me mungesën e fuqisë punëtore, veçanërisht kur robotika ndihmon në përmirësimin e detyrave joefikase. Hulumtimet madje tregojnë se automatizimi mund të ketë një ndikim pozitiv në mjediset e punës. Revista Technology and Society zbuloi se automatizimi dhe inteligjenca artificiale mund të përmirësojnë produktivitetin e punonjësve dhe të ulin stresin, për shembull.
Lexoni: SKAITECH sjell robotikën, dronët dhe inteligjencën artificiale në Shqipëri
Megjithatë, pasojat negative janë diçka për t’u theksuar. Në të njëjtin studim, i cili u krye nga studiues të diplomuar në Institutin e Teknologjisë të Gjeorgjisë dhe Universitetin Shtetëror të Gjeorgjisë, autorët zbuluan se rritja e automatizimit mund të zvogëlojë kënaqësinë e punonjësve dhe të ketë një ndikim negativ në shëndetin e punonjësve. Ndikimi negativ i automatizimit dhe IA mbi shëndetin dhe kënaqësinë mund të jetë për shkak të rritjes së mbikëqyrjes dhe një ndjesie të reduktuar të kuptimit në punë.
Rritja e përdorimit të automatizimit mund t’i ndihmojë bizneset të përballen me mungesat e punëtorëve, por për t’i parandaluar ata që të largojnë punonjësit ekzistues, drejtuesit duhet të marrin parasysh të gjitha të mirat dhe të këqijat e tyre, thonë studiuesit. Kur përdoret për të plotësuar kërkesat e ngarkesës së punës (duke marrë përsipër detyra më të vogla ose për të thjeshtuar detyrat më të vështira, si punësimi), IA dhe robotika mund të jetë një zgjidhje solide.
/inc
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.