Ekzekutivja e Thesarit Amerikan bën thirrje: Monedhat e qëndrueshme digjitale po funksionojnë si banka. Duhen rregullime - Business Magazine Albania

Ekzekutivja e Thesarit Amerikan bën thirrje: Monedhat e qëndrueshme digjitale po funksionojnë si banka. Duhen rregullime

Kompanitë e teknologjisë që nuk janë të licencuara si banka nuk duhet të ofrojnë monedha të qëndrueshme kripto(stablecoin), sipas Nënsekretares së Thesarit të SHBA për Financat e Brendshme Nellie Liang.

Liang u tha ligjvënësve në Komitetin e Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve se firmat që lëshojnë tokenat për t’i lejuar njerëzit të paguajnë për mallrat dhe shërbimet duhet të përballen me një kontroll të shtuar që marrin huadhënësit sipas rregullave të SHBA. Komentet e saj vijnë pasi Facebook muajin e kaluar braktisi planet për të nxjerrë një monedhë të qëndrueshme(stablecoin) që solli kundërshtime të ashpra nga Uashingtoni.

Shqetësimet se monedhat e qëndrueshme janë të rregulluara në mënyrë të pamjaftueshme janë përhapur që nga viti 2019 kur rregullatorët amerikanë shprehën shqetësim për planet e Facebook për të krijuar një monedhë që mund të ishte përdorur nga miliarda përdorues të mediave sociale të kompanisë. Të martën, Liang tha se kishte një nevojë “urgjente” që Kongresi të miratonte legjislacionin e fokusuar në sektorin me rritje të shpejtë në botën e kriptomonedhave.

Lexo edhe: “E ardhmja e valutave”. Ekonomistët mendojnë se fundi i parasë fizike po vjen. Po kush do ta zëvëndësojë?

“Kjo është një çështje urgjente duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të këtij tregu,” tha Liang në një intervistë përpara seancës. Në dëshmi ajo tha se vlera e tregut për asetet ka shpërthyer në rreth 175 miliardë dollarë nga afërsisht 5 miliardë dollarë në fillim të 2020.”

Monedhat e qëndrueshme janë një formë e monedhës dixhitale e lidhur zakonisht me dollarin amerikan ose me valuta të tjera.

Thirrja për veprime të Kongresit nga Liang vjen pas një raporti vitin e kaluar nga një grup rregullatorësh kryesorë amerikanë të njohur si Grupi i Punës i Presidentit për Tregjet Financiare, i cili bëri thirrje që monedhat e qëndrueshme të rregullohen më shumë si bankat.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0