Kriza e çipave/ Amerikanët duan të investojnë në Europë. “Frika” është se do përfitojnë vetëm vendet e mëdha - Business Magazine Albania

Kriza e çipave/ Amerikanët duan të investojnë në Europë. “Frika” është se do përfitojnë vetëm vendet e mëdha

Plani i Komisionit Europian për ta bërë kontinentin më fitimprurës për investimin në fabrikat e gjysmëpërçuesve ka të ngjarë të dërgojë përfitimet drejt vendeve më të mëdha si Gjermania, Franca dhe Italia, thonë analistët.

Me miliarda euro investime publike dhe private, së bashku me mbulimin deri në 100% të boshllëkut të provuar të financimit me burime publike, një garë subvencionesh mund të anojë balancën drejt vendeve me burime më të mëdha.

“Unë nuk e shoh se si mund të shmanget kjo pasi kjo është thjesht natyra e bishës… njëlloj si në SHBA ku shtetet japin subvencione të ndryshme për t’i bërë kompanitë të ndërtojnë në një shtet të caktuar,” tha analisti i çipave të Gartner, Alan Priestley. .

Prodhimi i çipave në Europë ka rënë nga 24% e kapacitetit global të prodhimit në 2000 në 8% dhe prodhuesi i çipave ASML paralajmëroi se mund të bjerë në 4% nëse nuk ndërmerret asnjë veprim.

Lexo edhe: BE do të investojë më tepër në prodhimin dhe paketimin e çipave

Firmat amerikane tani kanë një pjesë të tregut prej 47% të industrisë së çipave, e ndjekur nga Azia, me Evropën një të tretën e largët, sipas të dhënave nga Shoqata e Industrisë së Gjysëmpërçuesve.

Legjislacioni aktual europian i çipave ndihmon në adresimin e kësaj duke ofruar subvencione më të thella dhe mbështetje shtetërore për të rrëmbyer një pjesë prej 20% të kapacitetit global deri në vitin 2030.

Intel, e cila ka planifikuar të investojë deri në 95 miliardë dollarë në Evropë gjatë dekadës së ardhshme, tha se pret që ndryshimet e fundit legjislative të ndihmojnë planet e kompanisë për të zgjeruar fabrikat e saj në continent.

Prodhuesi amerikan i çipave ka qenë në kërkim të vendndodhjeve në Gjermani, Francë dhe Itali.

Dhe pikërisht kjo është frika e vendeve më të vogla. Ata dyshojnë se firmat ndërkombëtare që shikojnë kontinentin mund të mos marrin në konsideratë ato më të voglat për ngritjen e fabrikave që kushtojnë mbi 20 miliardë dollarë për të ndërtuar.

Analistët thanë se ndërsa subvencionet janë një faktor kryesor, disponueshmëria e talenteve, tokës dhe instituteve kërkimore do të konsiderohen gjithashtu si faktorë përpara se të ngrihej një fabrikë.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0