Facebook heq dorë nga ambiciet e pagesave digjitale me shitjen e aseteve të kriptomonedhës së saj - Business Magazine Albania

Facebook heq dorë nga ambiciet e pagesave digjitale me shitjen e aseteve të kriptomonedhës së saj

Projekti i kriptomonedhës Diem, i udhëhequr nga Facebook, po përgatitet të shesë asetet e tij, pasi gjigandi i mediave sociale pranon humbjen në ambiciet e dikurshme të pagesave digjitale.

Shoqata Diem, e cila u lançua nga Facebook në 2019 dhe mbështetet nga 25 biznese dhe grupe jofitimprurëse, po planifikon të mbyllet, sipas disa burimeve që citon Financial Times.

Një person tha se blerësi i teknologjisë së saj ishte Silvergate Bank me bazë në Kaliforni, për 200 milionë dollarë. Kjo marrëveshje u raportua për herë të parë nga Wall Street Journal. Diem dhe Silvergate nuk pranuan të komentojnë.

Meta ka kërkuar burime të ardhurash për të fuqizuar rritjen e saj në të ardhmen. Grupi i Silicon Valley është goditur nga skandalet e fundit mbi moderimin e përmbajtjes dhe privatësinë, duke kontribuar në një rënie të popullaritetit për produktet e tij kryesore të rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, një prirje që kërcënon modelin e saj të biznesit me 85 miliardë dollarë në vit.

Shitja ka të ngjarë t’i japë Diem-it mundësinë për të paguar disa fonde për anëtarët themelues të iniciativës, të cilët fillimisht zotuan 10 milion dollarë për të marrë pjesë.

Lexo edhe: Jep dorëheqjen nga Facebook, bashkëthemeluesi i kriptomonedhës së kompanisë që nuk doli në treg

Projekti u përball me kundërshtime nga rregullatorët që në fillim. Ajo përjetoi një fillimi të vështirë kur një valë e anëtarëve të saj themelues – duke përfshirë PayPal, Mastercard dhe Vodafone – u larguan brenda vitit të parë pasi projekti tërhoqi shqyrtimin rregullator.

Në veçanti, ligjvënësit ngritën shqetësime për pastrimin e parave dhe stabilitetin monetar, duke pasur parasysh madhësinë e Facebook. Kompania u përball gjithashtu me një reagim ndaj skandalit të privatësisë së Cambridge Analytica.

I njohur më parë si Libra, Diem fillimisht kërkoi të krijonte një monedhë dixhitale të mbështetur nga një shportë monedhash të botës reale. Por në një përpjekje për të qetësuar rregullatorët amerikanë, ajo ngushtoi vizionin e saj në 2020 për t’u fokusuar në lançimin e një monedhe të mbështetur një për një nga dollari, i njohur si një monedhë stabël, dhe punësoi ish-shefin ligjor të HSBC, Stuart Levey si shefin e parë ekzekutiv të saj.

Megjithatë, projekti nuk arriti të marrë miratimin nga rregullatorët amerikanë dhe David Marcus, themeluesi i nismës, u largua nga Facebook në fund të vitit të kaluar.

Nëse përfundon, një shitje te Silvergate do ta sillte përpjekjen më të madhe të Facebook në financa në një përfundim të keq.

Kompania ndërtoi Novi, një portofol me monedhë dixhitale, në mënyrë që të mbante monedhën Diem. Megjithatë, Novi u lançua si një pilot në shkallë të vogël në tetor duke përdorur një monedhë nga një ofrues i jashtëm, Dollar Paxos.

Financial Times 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0