Konfindustria: Të ndalohet fiskalizimi i detyrueshëm deri në garantimin e sigurisë së të dhënave sensitive - Business Magazine Albania

Konfindustria: Të ndalohet fiskalizimi i detyrueshëm deri në garantimin e sigurisë së të dhënave sensitive

Konfindustria

Konfindustria ka ndërmarrë nismën për pezullimin e fiskalizimit të detyrueshëm për bizneset, deri në dhënien e sigurive të plota teknike dhe ligjore nga shteti shqiptar për mbrojtjen e të dhënave tregëtare të bizneseve. Gjithashtu, nisma përmban kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për nxjerrjen e plotë dhe marrjen e përgjegjësive penale, financiare dhe ekonomike të institucioneve shtetërore dhe kompanive private, shkaktarë të skandalit të rrjedhjes në publik të të dhënave personale të qytetarëve dhe bizneseve në dhjetor 2021.

Skandali provoi qartësisht, se agjensitë përgjegjëse të shtetit shqiptar me në krye AKSH janë krejtësisht të paafta të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve dhe bizneseve të ndodhura në serverat e tyre. Në rastin e ngjashëm të rrezikut të rrjedhjes në formën e “spiunazhit tregëtar” për llogari të konkurencës të të dhënave masive të siguruara nga procesi i fiskalizimit në kohë reale nga AKSH dhe dhjetra kompanitë private ndërmjetëse, pasojat do të jenë shumë më të rënda, deri në falimentim për 120 mijë biznese, penalizime gjyqësore në vlera të jashtëzakonshme për shtetin shqiptar, goditje në afatgjatë për ekonominë deri në cënim të sigurisë kombëtare dhe rendit kushtetues.

Më poshtë është kërkesa zyrtare e Konfindustrisë drejtuar institucioneve shtetërore dhe vendimarrjes politike.

Nisma për ndalimin e procesit të fiskalizimit të detyrueshëm deri në sigurimin e mbrojtjes së të dhënave të bizneseve

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKËS

ZNJ. LINDITA NIKOLLA

KRYETARE E KUVENDIT

EDI RAMA

KRYEMINISTËR

ZNJ. DELINA IBRAHIMAJ

MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISË

ARBEN SHEHU

KRYETAR I KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT

HELIDON BENDO

DREJTOR I SHËRBIMIT INFORMATIV SHTETËROR

Konfindustria/Konfederata e Industrive të Shqipërisë (www.konfindustria.al), duke vlerësuar: – Pasojat e rënda private, financiare, tregëtare, ekonomike, seriozitetit të shtetit i shtrirë deri në prekjen e sigurisë kombëtare dhe marrëveshjeve të partneritetit euroatlantik të Shqipërisë, të prodhuara nga skandali i rrjedhjes në publik nga institucionet shtetërore përgjegjëse të të dhënave të ndjeshme vetjake të qytetarëve dhe bizneseve në dhjetor 2021,

Shkallën e ulët, deri në mungesë të plotë, të sistemeve të sigurisë të institucioneve shtetërore me në krye AKSH/Agjensinë Kombëtare të Informacionit për mbrojtjen e të dhënave të ndjeshme vetjake të bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë, të vërtetuara me skandalin e dhjetorit 2021. Skandali i rrjedhjes së të dhënave nga sistemet e kontrolluara drejtpërdrejtë nga AKSH tregon pamundësinë objektive teknologjike dhe ligjore të tashme tij për të kontrolluar dhjetra kompanitë private ndërmjetëse të përfshira në procesin në vazhdim të fiskalizimit të bizneseve, – Domosdoshmërinë e parandalimit të thellimit të skandalit në drejtim të shkatërrimit të konkurencës ndërmjet bizneseve, që janë të detyruara me ligj ti nënshtrohen procesit të fiskalizimit, me pasoja të pallogaritshme financiare, ekonomike në afatgjatë. Skandali rrezikon të marrë përmasat e spiunazhit tregëtar, që mund të shkojë në humbje të mëdha financiare deri në falimentim të bizneseve. Rrezikojnë, që të rrjedhin në kohë reale në drejtim të konkurentëve të gjithë sekretet tregëtare të bizneseve si: – klientët, -furnitorët, – cmimet, sasitë e blerjes dhe shitjes së mallrave dhe shërbimeve, – xhirot ditore, – stoqet, -lëvizjet bankare, – kreditë, etj. Gjithashtu, goditje të rëndë në kushtet e mësipërme rrezikon të marri konkurenca e ekonomisë kombëtare në tërheqjen e investimeve të huaja si dhe interesat e letrave me vlerë të shtetit shqiptar në tregjet financiare ndërkombëtare. – Domosdsshmërinë e parandalimit të rrezikut të penaliteteve të rënda gjyqësore ndaj shtetit shqiptar nga bizneset e vendit dhe të huaja nga pasojat e mundshme nga rrjedhjet e të dhënave masive të siguruara nga procesi i fiskalizimit, – Domosdoshmërinë e dhënies së kohës së mjaftueshme agjensive shtetërore për të ndërtuar dhe përmirësuar legjislacionin përkatës dhe sistemet teknologjike sipas standarteve ndërkombëtare të sigurisë së informacionit me qëllim garantimin teknik dhe financiar për mbrojtjen e të dhënave të bizneseve nga ndërhyrje/sulmet e jashtëme dhe të brendshme:

Lexo: Qeveria nxjerr udhëzimin/ Taksitë dhe urbanët përjashtohen nga fiskalizimi. Proces automati për dritat dhe ujin

Kërkon nga institucionet shtetërore të shtetit shqiptar dhe vendimarrja politike si më poshte;

1- Ndërmarrjen e nismës ligjore në Kuvendin e Shqipërisë për ndalimin e procesit të fiskalizimit të detyrueshëm dhe kalimin në bazë vullnetare të procesit të fiskalizimit të bizneseve, deri në dhënien e garancive të plota teknologjike nga shteti për mbrojtjen e të dhënave private.

2- Ndërmarrjen e nismës ligjore në Kuvendin e Shqipërisë për përmirësimin e legjislacionit përkatës për dhënien e garancive të plota financiare për bizneset, që i nënshtrohen procesit të fiskalizimit dhe që mund të preken nga sulmet e jashtëme dhe të brendshme të rrjedhjes së të dhënave të grumbulluara në sistemet e agjencive shtetërore dhe kompanive private ndërmjetëse të licensuara nga shteti.

3- Krijimin e Komisionit Hetimor në Kuvendin e Shqipërisë për të vlerësuar: – cilësinë e investimeve të deritashme të realizuara në sistemin informatik kombëtar, – përgjegjësinë e agjensive shtetërore në organizimin e prokurimeve publike përkatëse, – përgjegjësinë e agjensive shtetërore në marrjen në dorëzim dhe mbikqyrjen e funksionimit të sistemeve të sigurisë, – nxjerrjen e përgjegjësve shtetërorë dhe operatorëve privatë të cilësisë së ulët të investimit, ngritjes dhe mbikqyrjes se funksinonimit të rrjetit informatik kombëtar. Si rast konkret për nxjerrjen e pëgjegjësve institucionalë dhe privatë të merret skandali i rrjedhjes masive të të dhënave të ndjeshme për biznest dhe qytetarët në dhjetor 2021 si dhe raste të tjera të ngjashme. Konfindustria fton të gjithë institucionet shtetërore, vendimarrjen politike, bizneset dhe shoqërinë civile të mbështësin nismën e mësipërme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0