Netflix rrit çmimet në të gjitha abonimet - Business Magazine Albania

Netflix rrit çmimet në të gjitha abonimet

Netflix po rrit çmimet në të gjitha abonimet e tij në SHBA. Abonimi standard i kompanisë do të rritet në 15,50 dollarë në muaj nga 14 dollarë, ndërsa abonimi 4K do të rritet në 20 dollarë në muaj nga 18 dollarë. Abonimi bazë, i cili nuk përfshin HD, po rritet gjithashtu në 10 dollarë në muaj nga 9 dollarë. Çmimet po rriten edhe në Kanada.

Rritjet e çmimeve hynë menjëherë në fuqi për abonentët e rinj. Për abonentët ekzistues, ndryshimet do të zbatohen “gradualisht”, me Netflix duke premtuar t’u dërgojë email abonentëve 30 ditë përpara se rritja e çmimit të hyjë në fuqi.

Çmimet për abonimet në Netflix janë rritur në mënyrë të vazhdueshme vitet e fundit. Plani standard shkoi në 14 dollarë në muaj nga 13 dollarë në fund të 2020, pasi më parë u rrit në 13 dollarë nga 11 dollarë në 2019. Para kësaj, Netflix rriti çmimet në 2017 dhe 2015. Kur Netflix njoftoi rritjen e parë të çmimeve në 2014, kompania ishte aq e shqetësuar për humbjen e abonentëve me një rritje prej 1$ në muaj, saqë i lejoi abonentët ekzistues të mbanin çmimin e tyre për dy vjet.

Rritjet e çmimeve vijnë gjatë një momenti të suksesshëm, por sfidues për Netflix. Kompania tashmë ka siguruar abonentët e saj në të gjithë SHBA-në. Në të njëjtën kohë, Netflix po konkurron me disa shërbime të tjera serioze të transmetimit, duke përfshirë Disney Plus dhe HBO Max.

Lexo edhe: Ja se si Netflix po ndryshon industrinë globale të argëtimit

“Ne po përditësojmë çmimet tona në mënyrë që të mund të vazhdojmë të ofrojmë një shumëllojshmëri të gjerë opsionesh argëtimi cilësore”, tha një zëdhënës i Netflix për Reuters. “Si gjithmonë ne ofrojmë një sërë abonimesh në mënyrë që abonentët të mund të zgjedhin çmimin e përshtatshëm për buxhetin e tyre.”

Netflix nuk është i vetmi shërbim që ka rritur çmimet kohët e fundit. Hulu rriti çmimin e abonimeve të saj të mbështetura nga reklama dhe pa reklama me 1 dollarë në muaj në tetor.

theverge 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0