Qeveria ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë ndërkombëtare Jones International për sigurinë kibernetike, vetëm pak ditë pas publikimit të listës së pagave dhe targave të qytetarëve shqiptarë. Duket se këshilli i ministrave ka pasur në axhendë vetëm këtë pikë, pasi ky është vendimi i vetëm që ka prodhuar mbledhja e sotme e qeverisë. Tashmë pritet botimi i kësaj marrëveshje në fletoren zyrtare në lidhje me kushtet që parashikon nënshkrimi i saj.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.2/2017, “Për sigurinë kibernetike”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Grupit Jones International, për forcimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike për Shqipërinë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Kjo marrëveshje u paralajmërua pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp menjëherë pas publikimit të skandalit. Rama tha se kjo kompani konsiderohet një prej forcave më të mëdha të ekselencës së mbrojtjes kibernetike.
“Për të forcuar sistemin tonë të mbrojtjes, ne po punojmë, në bazë të marrëveshjes sonë me qeverinë amerikane, të tetorit, për të përfshirë në këtë sistem një prej forcave më të mëdha të ekselencës së mbrojtjes kibernetike, që është General Jones kompania që mban emrin e krijuesit të saj, gjeneralit Jones, që ka qenë drejtuesi i gjithë forcave të NATO-s dhe që është e përfshirë aktualisht në vendin tonë në mbrojtjen kibernetike të OST dhe KESH”, deklaroi Rama.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.