Thellohet skandali i pagave. Del në qarkullim lista e dytë me rrogat e prillit dhe numra telefoni. Porkuroria sekustron serverat - Business Magazine Albania

Thellohet skandali i pagave. Del në qarkullim lista e dytë me rrogat e prillit dhe numra telefoni. Porkuroria sekustron serverat

Thellohet skandali i listës së pagave të qytetarëve që po qarkullon prej disa ditësh në Shqipëri. E ndërsa dje doli gjerësisht në media lista e pagave të muajit janar të vitit 2021, sot skandali është thelluar akoma më shumë pasi jo vetëm që doli lista e dytë me 60 mijë emra të tjerë më shumë, praktikisht e pagave të Prillit, por  krahas kartës së identitetit, pagës dhe të dhënave të tjera janë edhe numrat e telefonit të qytetarëve.

Prokuroria ka nisur hetimet për skandalin në fjalë dhe ka dërguar grupet e saj hetimore në drejtorinë e Tatimeve dhe atë të AKSHI-t, ku tek kjo e fundit ka sekuestruar në mënyrë flagrante edhe serverat. Ndërkohë, qeveria ka mohuar në mënyrë kategorike që të dhënat kanë rrjedhur nga institucione shtetërore, duke e vënë gishtin tek persona të infiltruar, që i kanë marrë ato nga sisteme të brendshme.

Por si doli ky dokument?

Gazeta Tema ka siguruar emrin nga ka dalë kjo listë, por që jo domosdoshmërisht është personi që e ka shpërndarë. Nga analiza e dokumentit të shpërndarë në transfer del një user me emrin e Moza Seraj.

Lexo edhe: Ministria e Financave reagon pas bërjes publike të listës së pagave

Personi në fjalë është krijuesi i këtij file, por siç e theksuam, jo domosdoshmërisht është ajo personi që e ka publikuar listën.

Vlen të theksohet se lista është vjedhur në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një krim kibernetik. Lista është marrë me excel nga inspektorë të caktuar që kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna sensitive.

Më pas, dikush e ka shpërndarë me Whatsapp, duke përfunduar kështu tek mijëra persona. Hetimet e Prokurorisë ndërkohë, pritet të sqarojnë se çfarë ka ndodhur vërtetë dhe nëse lista është shpërndarë me qëllim.

Kush është Moza Seraj, shefe në Drejtorinë e Tatimeve?

Moza Seraj është përgjegjëse sektori në Drejtorinë e Tatimeve, ajo është krijuesi i një file. Lista është vjedhur në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një cyber attack.

Është marrë me exel nga inspektorë të caktuar që kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna sensitive. Më pas, dikush e ka shpërndarë me Whatsapp, duke përfunduar kështu tek mijëra persona.

Ajo që bie në sy është pse Policia e Shtetit nuk e ka shpallur në kërkim, personin i cili ka nxjerrë të dhënat konfidenciale të qytetarëve.

Nxjerrja e të dhënave ka krijuar një shqetësim të madh, tek qytetarët dhe frikë tashmë për sigurinë e të dhënave të tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0