Bitcoin ra në nivelin më të ulët të tre muajve të fundit këtë të premte, mes shqetësimeve për shtrëngimin e politikave monetare në SHBA dhe një mbyllje të internetit në Kazakistan, qendra e dytë më e madhe e minierave të bitcoin në botë.
Çmimi i bitcoin ra në 40,749,90 dollarë vetëm pas orës 10:50 të mëngjesit të së premtes, duke arritur nivelin më të ulët që nga 29 shtatori, sipas të dhënave nga Coin Metrics. Për herë të fundit bitcoin u tregtua me çmimin prej 41,947.75 dollarë.
Kriptomonedha më e madhe në botë filloi të bjerë në fillim të kësaj jave pasi takimi i dhjetorit të Rezervës Federale la të kuptohej se banka qendrore e SHBA-së do të anulonte stimulin e saj të epokës së pandemisë.
Komentet e ashpra shkaktuan një shitje në tregjet globale të aksioneve, e cila u përhap në kriptovaluta. Investitorët e Bitcoin shpesh e përshkruajnë atë si një aset që nuk lidhet me tregjet tradicionale financiare, megjithatë ekspertët kanë vënë re paralele në rritje në lëvizjet e çmimeve të bitcoin dhe aksioneve.
Monedhat e tjera dixhitale vazhduan rëien e tyre të premten, me ethereum që ra 6.8% dhe solana me 7.7%.
Një tjetër lajm që duket se ndikoi mbi çmimet e kriptove është lëvizja e presidentit të Kazakistanit për të mbyllur shërbimin e internetit pas protestave vdekjeprurëse kundër qeverisë.
Kazakistani përbën 18% të fuqisë përpunuese të rrjetit të bitcoin, sipas Qendrës së Kembrixhit për Financat Alternative. Mbyllja e internetit në Kazakistan nxorri deri në 15% të rrjetit jashtë linje.
Fuqia llogaritëse e Bitcoin “nuk lidhet drejtpërdrejt me çmimin e Bitcoin, por jep një tregues të sigurisë së rrjetit, kështu që rënia mund të trembë investitorët”, tha Marcus Sotiriou, analist i aseteve dixhitale me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto