Sipërmarrësi Muharrem Salihi shpallet "Lider Ekselent në biznes në kohën e Pandemisë Covid 19" nga Albanian Excellence - Business Magazine Albania

Sipërmarrësi Muharrem Salihi shpallet “Lider Ekselent në biznes në kohën e Pandemisë Covid 19” nga Albanian Excellence

Lider Ekselent

Albanian Excellence ka vlerësuar një tjetër figurë shqiptare të përmasave ndërkombëtare, kësaj radhe në Venecia. Drejtori i Bordit të Albanian Excellence, zoti Andis Gjoni, nderoi në Venecia (Ítali), zotin Muharrem Salihi, me titullin, ”Lider Ekselent në biznes në kohën e Pandemisë Covid 19”. Zoti Muharrem Salihu, është një nga personalitetet më në zë të botës mbarëshqiptare, veçanërisht për shqiptarët që jetojnë në Serbi. Suksesi i zotit Salihu njihet edhe në fushën e biznesit, ndërsa është edhe një promotor i bashkimit të suksesit mbarëshqiptar në fushën e biznesit.

Salihi shprehu mirënjohjen për këtë titull. “Angazhimi im për të drejtat e shqiptarëve në Serbi, ka qenë dhe mbetet i udhëhequr nga besimi i palëkundur në parimin: drejtësi dhe barazi për të gjithë. Kjo nënkupton edhe zhvillimin ekonomik, i cili po sabotohet vazhdimisht tek ne në Serbi, si një emërues i përbashkët mirëqenieje”, tha ai.

Tre vjet më parë Albanian Excellence e shpalli histori suksesi gjatë një vizite në Medvegjë, një zonë e banuar nga shqiptarë, pjese e Republikës së Serbisë.

Lexo: Albanian Excellence themelon çmimin “Hero Covid ‘19”. Në  mbrëmjen Gala nderohen 21 ekselentët e këtij viti pandemik

Muharrem Salihu, në Medvegjë ka ngritur një fabrikë për prodhimin e çorapeve, ku ka punesuar një numër të madh grash shqiptare të zones dhe jo vetëm.
Ai njohet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për Mbrojtjen e Të drejtave të shqiptarëve, ashtu si dhe për krijimin e një linje të përbashkët të bizneseve mbarëshqiptare

Në qytetin e Venecias, Zoti Salihu ka një rrjet të konsiderueshëm restorantesh, ku janë të punësuar kryesisht shqiptarë.

Disa ditë më parë Albanian Excellence, organizoi në Tiranë, mbrëmjen Gala, “Te jesh líder në kohë Pandemie“, ku u vlerësuan 21 personalitete të nderuara nga fusha të ndryshme që luajtën rol në kushtet e vështira te krijuara nga Covid 19. Ky event, themeloi me firmat e fituesve, çmimin “Hero Covid ‘19”, kushtuar mjekeve dhe infermiereve që ishin në ballë të luftës kundër sëmundjes së shekullit!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0