*Shkruar nga Ermand Mertenika (Inxhinier Bio-medikal), kontributor në BusinessMag
Sëmundjet tumorale dhe kanceri janë sëmundje, të cilat po tkurrin vazhdimisht popullsinë për shkak të mungesës së një zgjidhje shkencore, e cila mund të diagnostikojë në mënyrë permanente këto sëmundje sidomos fazën metastazike.
Po çfarë janë sëmundjet tumorale dhe si krijohen tumoret dhe fazat e këtyre sëmundjeve.
Sëmundjet tumorale janë sëmundje ku përgjegjësia e së cilës bie mbi njësinë më të vogel qelizore, e cila përcakton jetën tonë që emërtohet Acidi Dezoksiribo Nukleik AND.
AND është përgjegjëse për çdo lloj sëmundje kryesisht për sëmundjet tumorale. AND-ja është kodi ynë gjenetik, i cili përcakton prejardhjen tonë, tiparet dhe ekzistencën tonë.
Lexoni: Ermand Mertenika: Njihuni me pajisjet diagnostikuese të sëmundjeve të zemrës
Çdo njeri ka kodin e tij gjenetik unik, që do të thotë që megjithëse ne jemi qënie të ngjashme pra “Njerëz” ne jemi unikë (pra të ndryshëm gjenetikisht nga njëri-tjetri).
Kodi ynë gjenetik është një sistem shumë i ndërlikuar dhe i ndërthurur biokimik dhe biofizik që funksionon me një saktësi shumë të lartë. Kodi gjenetik AND përbëhet nga katër elemente të quajtur baza të Azotuara të cilët janë: Adenina, Guanina Timina dhe Citozina.
Këto baza të azotuara alternohen me njëra tjetrën duke formuar kromozomet.
Kromozomet janë të vendosura në njësinë themelore të qelizës, e cila është Nukli (Bërthama Qelizore) që manaxhon të gjithë veprimtarinë e qelizës.
Kombinacinacionet e këtyre bazave janë shumë strikte. Në organizmin tonë ndodhin miliarda kombinacione të tillë dhe imagjinojmë që organizmi ynë është një mega-fabrikë.
Në qoftë se një kombinacion nga miliarda kombinacione nuk realizohet në rregullin e duhur, atëhere kemi të bëjmë me një Anomali gjenetike pra “DNA-Error” dhe pikërisht kjo shkakton atë që e konsiderojmë një mutacion gjenetik, e cila pikërisht ky do shkaktojë një dëmtim të replikimit të AND-së duke shkaktuar një ndryshim të bio-organikës së qelizës.
Ky error i DNA-së do shkaktojë një prishje të regjimit të riprodhimit të qelizave duke përshpejtuar riprodhimin qelizor.
Duke patur parasysh që qelizat riprodhohen në një mënyrë të pa kontrolluar si rezultat i këtij gabimi gjenetik pra “DNA – error” atëherë kemi të bëjmë me një mal-formacion, e cila quhet “Tumor”.
Tumoret i kategorizojmë në tre tipe:
- Tumori Beninj (është nje grup qelizash tumorale të krijuar si rezultat i këtij gabimi gjenetik, e cila qëndron e lokacionuar në një area apo zonë të trupit apo të organit dhe zhvillimi i këtij tipi tumoral është shumë i ngadaltë. (Tumore Celebrale, Tumore Kardiake, Tumore i mushkërive, Tumor i stomakut , Tumor i duodenit, Tumore kockore, Tumor i Pankreasit, Tumor i Mëlçisë, Tumor i veshkave etj.
- Tumori malinj (është një grup qelizash shumë agresive apo invasive, të cilët tentojnë të riprodhohen me një shpejtësi relativisht të madhe. Këto lloje tumoresh i emërtojmë me termin Kancer ose tumore invazivë dhe janë mjaft problematikë pasi tentojnë të riprodhohen me një shpejtësi të lartë.
- Tumoret Metastazike (Janë grupe qelizash tumorale malinje, të cilët janë të shpërndara në area apo zona të ndryshme të organizmit) (Matastazat formohen si rezultat i shpërndarjes së këtyre grupe qelizash tumorale nëpërmjet arterjeve dhe sistemit limfatik.
Trajtimi i tumoreve realizohet me anë të 3 teknikave kryesore.
– (Trajtimi me kirurgji e cila ka të bëjë me heqjen e këtyre tumoreve nga indi apo organi në të cilin është lokacionuar)
– Kimioterapia është një trajtim me agjentë kimikë të lëngshëm si Altretaminë, Busulfa, Karboplatin etj). Trajtimi me kimioterapi ndikon në ngadalësimin e procesit të riprodhimit të qelizave tumorale. (Kimioterapia sigurisht ka dhe efekte anësore.)
-Radio Terapia është trajtimi i pacientëve me rrezatim me një intensitet shumë të lartë duke goditur qelizat tumorale.
Tipe të ndryshme të radioterapisë janë: Volumetric modulated radiation therapy (VMAT), Stereotactic radiosurgery (SRS) etj.
Lexoni: Ermand Mertenika: Bio-Inxhinieria dhe Valvulat Artificiale të Zemrës
(Efektet anësore janë shumë të larta, sepse rrezatimi me intensitet të lartë godet zonën e organit ku ndodhet qelizat tumorale, gjithashtu dëmton dhe metabolizmin e qelizave të shëndetshme “Qelizat e mira”.
Për të bërë të mundur evitimin e përshkallëzimit të përkeqësimit të këtyre sëmundjeve, është e këshillueshme kontrolli çdo 6-12 muaj i organizmit tonë duke kryer Analizën e gjakut komplet dhe Analizën Hormonale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.