Elon Musk ka bërë shumë parashikime për të ardhmen e shoqërisë dhe rolin që do të luajnë kompanitë e tij Tesla dhe SpaceX. Milioneri ka opinione shumë të forta dhe nuk ka frikë t’i shprehë ato në intervista, konferenca, madje edhe në rrjetet sociale. Këtë herë ai foli për ndikimin që do të ketë Inteligjenca Artificiale në punët e së ardhmes dhe përmendi karrierat që do të jenë të sigurta. “Inteligjenca Artificiale do t’i bëjë punët pak të kota,” tha Musk të Enjten në Konferencën Botërore për Inteligjencën Artificiale. Ata që ishin të pranishëm e pyetën nëse duhet të shqetësoheshin.
Zhvillimi i teknologjive të reja ka nxjerrë jashtë linje disa punë, por gjeneron edhe nevoja të reja, çështja është të dish të përshtatesh. Megjithëse një makinë mund të bëjë punën që dikur i përkiste një personi, tani kërkon që dikush ta kontrollojë makinën.
Lexo edhe: Elon Musk zbulon sekretin e tij të performancës së lartë. Çdokush ka mundësi ta përdorë
Sipas Musk, njerëzit dinë të zhvillojnë softuer të inteligjencës artificiale ose të programojnë makina. Megjithatë, do të vijë një pikë ku Inteligjenca Artificiale mund të shkruajë softuerin e vet. Pra, cilat punë janë të sigurta? Prodhimi dhe shpërndarja e të gjithë sektorëve është ndoshta në duart e teknologjisë. Ajo që do të nevojitet në këtë shoqëri futuriste do të jetë ndërveprimi njerëzor. “Nëse jeni duke punuar në diçka që përfshin njerëz ose inxhinieri, ndoshta është një fokus i mirë për të ardhmen tuaj”, përfundoi Musk.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.