Tirana është qyteti i 14-t që fiton çmimin “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, i cili do të vijë me shumë projekte, aktivitete dhe një promovim të jashtëzakonshëm të Tiranës dhe Shqipërisë. Bashkitë nga e gjithë Europa kanë pasur mundësinë të aplikojnë në konkurs, secila duke paraqitur me video arsyen se përse e meritojnë të jenë Kryeqyteti Europian i Rinisë, duke treguar veçoritë e identitetit dhe forcës rinore.
Tirana u prezantua me një video të mrekullueshme të dy brezave, ku brezi i ri, shumë fëmijë e më pas të rinj flasin disa gjuhë të huaja. Së bashku me këtë fitore do të ketë shumë mundësi për të rinjtë e Shqipërisë për t’u organizuar, krijuar lidhje të reja dhe për të fortësuar identitetin europian.
12 evente do të organizohen gjatë gjithë vitit për secilën temë të propozuar së bashku me qindra aktivitete që do të mbahen përgjatë vitit 2022. Aktivitetet e propozuara synojnë të aktivizojnë të rinjtë e Tiranës dhe rajonit për t’u përfshirë dhe për t’u bërë më proaktiv për çështjet që shqetësojnë brezin e tyre dhe veçanërisht i ndihmojnë të rinjtë të kuptojnë fuqinë e vërtetë të ndryshimit të së ardhmes që qëndron në duart e tyre.
Programi i hartuar synon të vendosë rininë e Tiranës në qendër të motorit që do të drejtojë zhvillimin e qëndrueshëm të kryeqytetit dhe vendit në të ardhmen e afërt dhe fokusohet në 8 tema të ndërthurura dhe gjithëpërfshirëse:
– Rinia bën ekonomi krijuese dhe inovacion
– Rinia krijon Kulturën
– Rinia zhvillon kapacitetet
– Të rinjtë marrin pjesë
– Diversiteti i të rinjve
– Të rinjtë janë europianë
– Rinia Eco-Health
– Hapësirat Rinore
Vetëm duke bashkuar forcat së bashku mund të krijojmë diçka të bukur për brezin e ri në Shqipëri dhe t’i ndihmojmë ata të formojnë të ardhmen e tyre si anëtarë të vërtetë të familjes europiane! Si partner, organizatë apo individ në Shqipëri, ju keni mundësinë të ofroni mbështetje reale për të rinjtë e kryeqytetit.
Tani mund të bëheni pjesë e programit si partnerë ose me projekt-idenë tuaj duke aplikuar në një nga dy thirrjet e hapura të linkuara më poshtë.
Thirrje për Bashkëpuntor në kuadër të Tirana European Youth Capital 2022
Thirrje për Projekt-ide në kuadër të Tirana European Youth Capital 2022
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.