Kosovë/ Zbulohet shifra e lartë e njerëzve që po investojnë në kriptomonedha. Qeveria i kërkon të paguajnë tatim mbi fitimin - Business Magazine Albania

Kosovë/ Zbulohet shifra e lartë e njerëzve që po investojnë në kriptomonedha. Qeveria i kërkon të paguajnë tatim mbi fitimin

Në Kosovë, tregu i kriptomonedhave është në një situatë ndryshe nga ajo e Shqipërisë.

Kryetari i Komisionit për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti atje është shprehur për mediat se 10 mijë persona në Kosovë kanë investuar në kriptomonedha pa shpjeguar se nga cilat institucione janë marrë këto burime, në një përpjekje për ta bërë sektorin pjesë të ekonomisë së tatueshme.

“Në Kosovë, rreth 10 mijë operatorë të identifikuar – persona fizikë dhe juridikë – llogaritet se merren me këtë aktivitet,” – shprehet ai.

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka lëshuar më 3 dhjetor një komunikatë për media, duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që gjenerojnë të ardhura nga kriptovalutat, t’i deklarojnë ato dhe të paguajnë tatim për to.

ATK-ja ka thënë se “do të marrë masa ndaj personave që nuk i deklarojnë këto të ardhura”.

“Me fokus të veçantë, ATK-ja do të përqendrohet në identifikimin dhe trajtimin e personave, të cilët krijojnë të ardhura nga kriptovalutat”, ka thënë ATK-ja.

Lexo edhe: AMF bën gati rregulloret. Bizneset mund t’i hyjnë tregut të kriptomonedhave, juristi shpjegon si do të funksionojë

Deri më tani, ajo nuk ka specifikuar se në bazë të cilit ligj do të duhet të paguhet tatimi mbi kriptovaluta, sa është numri i personave që merren me këtë veprimtari dhe a ka mekanizma për identifikimin e personave që merren me këtë veprimtari.

Në Kosovë ekziston Ligji për të ardhurat personale, në bazë të të cilit, personat që realizojnë fitime, janë të obliguar të deklarojnë tatimin mbi to.

Sipas këtij ligji, tatimi në të ardhura personale vjetore ngarkohet në katër shkallë.

Për të ardhura deri në 960 euro në vit, nuk paguhet tatim. Për të ardhurat nga 960 euro deri në 3,000 euro në vit paguhet 4 për qind, për të ardhurat nga 3,000 deri në 5,400 paguhet 8 për qind, kurse për të ardhurat mbi 5,400 euro – 10 për qind.

Granit Kadolli, i cili ka investuar në kriptovaluta, thotë se nuk është kundër pagesës së obligimeve tatimore, por, sipas tij, nevojiten sqarime shtesë.

“Për momentin, derisa nuk i nxjerr paratë nga kriptovalutat dhe nuk i dërgon në bankë, Administrata Tatimore nuk mund të tatojë, sepse është vlerë jo e farkëtueshme. Ta marrim shembull, nëse një piktor cakton vlerën e pikturës dhe nuk e shet, atëherë nuk mund të tatohet, por nëse piktura shitet, atëherë fillon tatimi”, thotë Kadolli, i cili udhëheq një kompani marketingu në Prishtinë.

Në Shqipëri ndërkohë është miratuar Ligji “Për regjistrat e shpërndarë”, i cili është futur në zbatim dhe tashmë çdo person që dëshiron të pranojë kriptomonedha apo të kryejë tregti me to duhet të pajiset me licencë dhe të monitorohet nga institucionet.

Kosova ndërkohë është në fazat e para të krijimit të një ligji për këtë sektor, ndërsa administrate tatimore do përpiqet të gjejë ata që bëjnë evazion fiskal.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0