ARRITJET DHE SFIDAT E PROCESIT MËSIMOR NË ARSIMIN PROFESIONAL GJATË DHE PAS PANDEMISË - Business Magazine Albania

ARRITJET DHE SFIDAT E PROCESIT MËSIMOR NË ARSIMIN PROFESIONAL GJATË DHE PAS PANDEMISË

Pandemia e COVID-19 jo vetëm që sfidoi por edhe goditi arsimin profesional (AP) në Shqipëri, për ta rindërtuar në një mënyrë të shpejtë dhe të pabesueshme. Arsimi profesional u bë pjesë e një  “eksperimenti të madh” drejt të mësuarit online në distancë për mësuesit dhe për nxënësit.  

Për të diskutuar mbi këto çështje, do të mblidhemi me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, të agjencive përgjegjëse për arsimin dhe formimin profesional, ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të mësimdhënies. Një prej temave të diskutimit do të jetë studimi: “Vlerësimi i procesit mësimor në shkollat profesionale, viti shkollor 2020-2021”; një risi nga Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) dhe projekti “Aftësi për Punë” (S4J). Studimi përfaqëson një tablo të situatës aktuale në shkollat ​​publike profesionale në Shqipëri dhe lindi nga nevoja e madhe për të analizuar përballjen që pati arsimi profesional gjatë pandemisë. Qëllimi kryesor është identifikimi i ndryshimeve që kanë ndodhur në procesin e mësimdhënies në arsimin profesional në kushte të pazakonta të imponuara prej situatës pandemike, si dhe përshtatjen e proceseve mësimore me qëllim angazhimin e nxënësve.

Lexo: Gabimi që po bëni si menaxherë që shkakton shqetësim të përditshëm, stres dhe ankth te punonjësit

Ndërkohë, studimi lidhi ngushtë objektivat kryesore që zbuluan problematikat e këtij sektori, si:

  1. Sfidat e procesit të mësimdhënies në AP, ku për herë të parë do të adresoheshin mangësitë dhe mundësitë për t‘u përmirësuar duke përfshirë metoda digjitale ende të largëta për mësuesit.   
  2. Kërkesat e shkollave profesionale për infrastrukturë dhe burime metodologjike ishin një “must” në mënyrë që të përdoreshin efektivisht metodat e reja të mësimdhënies në mjedis ku nuk ishte testuar më parë.   

Ky studim identifikoi një trekëndësh i cili do të jetë emëruesi i përbashkët i procesit të mësimdhënies në vazhdim. Krijimi i këtij trekëndëshi lidhet pikërisht me problematikat e sektorit që pandemia zbuloi dhe i vuri në dukje si nevoja për përmirësim: (1) burimet dhe teknologjia mësimore, (2) përvoja e mësimdhënies (3) infrastruktura dhe interneti me brez të gjerë me shpejtësi të lartë

Studimin mund ta gjeni në link.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0