“Qyteti Bitcoin” me zero taksa dhe fonde në kripto. El Salvadori planifikon të ardhmen - Business Magazine Albania

“Qyteti Bitcoin” me zero taksa dhe fonde në kripto. El Salvadori planifikon të ardhmen

El Salvadori po planifikon të lëshojë obligacionet e para në Bitcoin dhe të ndërtojë Qytetin Bitcoin, i cili do të jeta pa taksa mbi pronën, mbi të ardhurat dhe fitimet. Presidenti Nayib Bukele bëri njoftimin në qytetin bregdetar Mizata tek një turmë entuziastësh.

El Salvador planifikon të lëshojë 1 miliardë dollar në obligacione 10 vjeçare që do paguajnë një interes 6.5%. Me fondet e marra, gjysma do përdoren për të blerë Bitcoin, ndërsa pjesa tjetër për të ngritur infrastrukturën që Bitcoin-et të gjenerohen nga energjia gjeo-termike, siç është vullkani.

Pas blerjes ato do të bllokohen për një periudhe 5 vjeçare dhe më pas  qeveria planifikon t’i shesë duke paguar edhe një dividend shtesë tek investitorët.

Lexo edhe: Hillary Clinton: Kriptomonedhat kanë potencialin të destabilizojnë kombet dhe monedhat tradicionale

Parashikimet nga një firnë e njohur, Blockstream tregojnë se kjo lëvizje do të ketë një kthim mbrapsht prej 146%, në rast se vlera e Bitcoin rritet deri në 1 milion dollar.

Deri në fund të tetorit El Salvador ka në zotërim rreth 1.110 Bitcoin.

Këto plane do ta bëjnë vendin “qendrën financiare të botës” dhe “Singaporin e Amerikës Latine”- u shpreh shefi ekzekutiv I firmës Blockstream, duke shtuar se prêt që vendet e tjera të ndjekin të njëjtën lëvizje.

Investitorët ën qytetin e Bitcoin do t’i sigurohet leje e përhershme dhe do të jenë në avantazh për të marrë nënshtetësinë.

Qyteti Bitcoin pritet të ndërtohet pranë Vullkanit Conchagua që do të sigurojë energji për minierat, ndërsa emetimi i obligacioneve sipas tij pritet ën 2022-in. E vetmja taksë në qytet do të jetë ajo e TVSH-së në masën 10% për të siguruar financim për projekte zhvillimore dhe shërbimet në qytet.

Në shtator El Salvador u bë vendi I parë që e pranoi Bitcoin-in si monedhë zyrtare, një lëvizje e pritur me entuziazëm dhe protesta në muajt në vazhdim.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0