Java Globale e Sipërmarrjes (GEW) është eventi më i madh në botë i sipërmarrjes, një koleksion i dhjetëra mijëra aktiviteteve, garave dhe ngjarjeve në 170+ vende çdo Nëntor. Ngjarje që synojnë ta bëjnë më të lehtë për këdo, nisjen dhe zgjerimin e një kompanie.
Diversiteti është një shtytës i inovacionit dhe ekonomitë vuajnë nëse një komb ose grup njerëzish nuk janë të përfaqësuar ose përballen me barriera strukturore – bota ka nevojë për më shumë sipërmarrës.
Mundësuar nga Fondacioni Kauffman, Java Globale e Sipërmarrjes është zgjeruar në mbi 170 vende që nga fillimi i saj në 2008 me 20,000 organizata partnere që shërbejnë tani si shtylla kryesore të GEN për ndërtimin e komunitetit.
Këtë javë, 8-14 Nëntor 2021, Java Globale e Sipërmarrjes do të mbledhë një gamë të gjerë profesionistësh, sipërmarrësish, figura të rëndësishme të fushave politike dhe njerëz nga e gjithë Shqipëria për të marrë pjesë në shumë aktivitete.
- Inkubatorët Akademikë të Biznesit që nxisin inovacionin
Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen hap dyert e Ministrisë për studentët, universitetet dhe sipërmarrje të fushave e kategorive të ndryshme për të ndarë historitë e suksesit të nxjerra nga inkubatorët e sipërmarrjes/inovacionit brenda tyre. Gjithashtu, do të bëhet një follow up me historitë e suksesit për të parë vijimësinë dhe rrugëtimin e tyre. Dyert e ministrisë do të qëndrojnë të hapura gjatë javës duke mundësuar aktivitete të larmishme.
- Kanavaca e Edukimit për Sipërmarrjen: Dizajnimi i Arsimit që Aktivizon Mendësinë Sipërmarrëse të Studentëve
Qëllimi kryesor i këtij eventi është të aktivizohet mendësia sipërmarrëse e studentëve dhe t’i mësojë ata se si të krijojnë vlera në kontekste të pasigurta, autentike duke lejuar eksperimentimin, sjelljen ndaj rrezikut dhe dështimit, me të ftuar: Yvette Baggen dhe Erik Boer.
- Nata e hapjes
Data 8 Nëntor, ora 6 pasdite.
- Programe Mbështetëse të Sipërmarrjes në Shqipëri
Eventi ka për qëllim prezantimin e programeve që janë duke ndodhur ose që do të hapen së shpejti, si dhe për të ndarë mundësitë, të cilat u ofrohen sipërmarrjeve të reja për zhvillimin e ideve të tyre.
9 nëntor, ora 1:30 paradite
- Mendo globalisht dhe bëhu global që në fillime – mësime nga avokatët globalë të teknologjisë
Mbështetës të teknologjisë globale nga Kanadaja, Franca, Italia, Holanda, MB, nordikët dhe Emerging Europe ndajnë përvojat e tyre të bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërkombëtarizimit dhe të pasurit një mentalitet global kur fillon karrierën e një sipërmarrësi.
- Startup Grind Tirana me Vasil Naçin (Agna Group)
Vasil Naçi (CEO and President of Agna Group), 9 Nëntor në Plaza Hotel. Ai do të tregojë historinë e tij të jetës në biznes dhe sigurisht edhe mësimet e marra në një rrugëtim mbi 30 vite në biznes.
- Turizmi Detar- Potenciali i sipërmarrjeve detare në Shqipëri
Për të folur për këtë sektor kaq të rëndësishëm do jenë të ftuar:
Ilir Ciko nga Albanian Water Sports
Iir Bako nga Albania Adventure
Bledi Stafa nga Venus Yachting
Alban Perkolaj nga Federata Shqipetare e Kanotazhit.
- Gratë Sipërmarrëse
Një event dedikuar grave sipërmarrëse në Ministrinë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
10 Nëntor, ora 5 pasdite. Ato do të tregojnë për aktivitetet e tyre. Mundësi shumë e mirë për network dhe për të shpalosur interesat e tyre.
- Albanian Tech Talks
Më 10 nëntor, AlbaniaTech do të marrë pjesë në GEW me AlbaniaTech Talks, një panel diskutimi që do të sjellë së bashku të ftuar nga bota e sipërmarrjes si dhe profesionistë të cilët do të ndajnë përvojat dhe opinionet e tyre mbi tema të ndryshme që lidhen me startup-et, teknologjinë, kriptomonedhën dhe të ardhmen në botën e biznesit. Nëse jeni i varur nga teknologjia, sipërmarrës i ardhshëm ose thjesht i apasionuar pas botës së sipërmarrjes, bashkohuni me ne në orën 6 pasdite.
10 Nëntor, ora 6 pasdite.
- 40 Nën 40 Podcast
Një event nga Bloconomy mbi iniciativën e tyre 40 under 40/
10 Nëntor, ora 7 pasdite
- Inkubatorët dhe hapat e parë të një Startup
Metropolitan Incubator në kuadër të GEW 2021 Albania do të organizojë eventin “Incubators and the first steps of a startup” event i konceptuar në formën e një prezantimi që synon të prezantoj konceptin e inkubatorëve dhe kontributit të tyre në zhvillimin e startups si dhe hapat e parë të ngritjes së një biznesi.
11 Nëntor 2021
Ora 11:45-13:15
Venue: Salla Steve Jobs – UMT
- Eventi i lançimit të rrjetit të Junior Achievement Alumni
Një event nga rrjeti i Junior Alumni dhe pjesëmarrësit e programeve të JAA të cilët do të ndajnë përvojat e tyre në këto programe.
11 Nëntor, ora 5 pasdite në Coolab
- Edicioni i akselerimit “Mëngjes me themelues”
Një event nga Uplift, mëngjes me themelues dhe pjesëmarrësit e Akseleratorit Uplift.
12 Nëntor, ora 10 e mëngjesit.
- Financat e startup-eve dhe ndërtimi i kompanisë tuaj
Me pjesëmarrjen e Erold Kamberi and Albana Karapanço, 12 Nëntor, ora 11.00- 13.00 në Coolab Tirana.
- Talking Session
Një event nga INNVEST, 12 Nëntor, ora 11 e paradites, në Destil Creative Hub.
- Nënat që punojnë: Si bota e punës e ka normalizuar një nga sfidat më të mëdha për gratë
Një event nga Women Founders Network Albania, në 12 Nëntor, ora 5 pasdite, në Coolab tirana.
- Diskutim i panelit të AWE
Pjestaret e AWE (Akademia e Grave Sipërmarrëse) mblidhen së bashku në një panel bisedash në Destil Creative Hub, vendi ku nisi udhëtimi i tyre, për të ndarë përvojën dhe njohuritë e tyre me të tjerët në industrinë e sipërmarrjes.
13 Nëntor, ora 3 pasdite
- “NextGen Entrepreneurs – Një odë për gratë”
13 Nëntor, ora 6 pasdite
- Nightfix
Në përfundim të GEW, do të shfaqet dokumentari Generation Startup, nga Cynthia Wade dhe Cheryl Miller Houser, që tregon jetën e gjashtë të rinjve nga Detroiti në rrugëtimin disa mujor të ndërtimit të startupeve të tyre.
14 Nëntor, ora 7 pasdite
Bëhuni pjesë e Javës Globale të Sipërmarrjes këtu!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto