Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka biseduar me operatorët e transportit publik lidhur me përmirësimin e mundshëm të shërbimit për qytetarët. Veliaj u shpreh se ka diskutuar me kryeministrin dhe pritet të merret një vendim që ka të bëjë me kërkesat e tyre.
Veliaj theksoi se, një prej masave që po konsiderohet seriozisht është heqja e TVSH-së për gjithë sektorin. Ministrja e Transportit pati një takim me Operatorët Ndërqytetës, ndërkohë që gjithë bashkitë do të bëjnë takime me operatorët qytetas. Por Velia theksoi si mundësi rimbursimin e TVSh dhe jo heqjen e saj. Kjo është një formë për të ulur abuzimet sipas tij.
Ai paralajmëroi operatorët se nëse nuk do të rrisin cilësinë e transportit, do t’u hiqet licenca. “Linja e Kopshtit Zoologjik nxjerr nga marmita kancer e kjo s’ka lidhje fare me Covidin. Kjo ka të bëjë me mjete të amortizuara, që janë skandal. Ju kam lënë afat deri në datën 30 tetor. Keni dhe 5 ditë kohë; ose ndryshe do humbisni licencën, siç e humbi “Ferluti”, theksoi Veliaj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto