Inagurohet “VR LABS”. Të apasionuarit e botës virtuale kanë një destinacion të dedikuar - Business Magazine Albania

Inagurohet “VR LABS”. Të apasionuarit e botës virtuale kanë një destinacion të dedikuar

VR LABS

Në një ambient festiv, të apasionuar, ekspertë në fushën e teknologjisë, investitorë dhe mbështetës të fjalës së fundit të teknologjisë, u bashkuan të Enjten në mbrëmje në inagurimin e “VR LABS”. I ndodhur në katin e VI- të qendrës Toptani, ai është një destinacion që lidhet shumë mirë me rrugët, por edhe me bizneset brenda në qendër.

Is Ulaj, një prej drejtuesve të grupit Gener 2 tha gjatë inagurimit të qendrës se, “ky është ndër investimet e bëra rishtas nga grupi, me objektivin për të qenë të pranishëm edhe në fushën e argëtimit me teknologjinë e fjalës së fundit. Sipas tij, “ky është destinacioni i të rinjve over 12, por edhe të rriturve, punonjësve të kompanive të ndryshme”.

E konceptuar përmes një dizajni modern, ajo ofron komoditet dhe lehtësi përdorimi. ‘VR LABS’ ofron disiplina argëtimi për të kënaqur kërshëritë e të rinjve e adoleshentëve. Gjithashtu, atë e bën unike varieteti i larmishëm i lojërave, që duhet thënë se janë përzgjedhur nga ato më të pëlqyerat në kohët e sotme. Stacionet e lojës në ‘VR LABS’ përdorin karta grafike të gjeneratës së fundit, me procesorë nga më të shpejtët në treg.

“VR LABS”, përfaqëson një laborator argëtimi përmes teknologjisë së aplikuar në lojëra eletronike, përfshirë morinë e lojërave të Play Station 5, lojëra të shumta kompjuterike, dhomëzat e ‘Virtual Reality’ si dhe zona e lojërave në skuadër me ‘LaserTag’, pra ‘LightStrike’. Personeli i kualifikuar do të jetë pranë çdo përdoruesi për t’i ofruar eksperiencën më të mirë të mundshme, përfshirë edhe për përdoruesit fillestarë. Argetimit të ofruar i shtohen dhe shërbime plotësuese, të tilla si organizime të eventeve të dedikuara për grupe biznesi dhe grupe shoqërore, apo edhe aktivitete e evente festive për interes të përdoruesve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0