Shqipëria i pari vend në rajon që synon satelitë në orbitë, u bashkohemi 30 shteteve të tjera - Business Magazine Albania

Shqipëria i pari vend në rajon që synon satelitë në orbitë, u bashkohemi 30 shteteve të tjera

Rama

Deklarata e kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë se vendi ynë do të dërgojë dy satelitë në hapësirë ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

Qeveria shqiptare ka nënshkruar me Turqinë një marrëveshje për të blerë disa dronë pa pilot, të cilët do të monitorojnë territorin e vendit, ndërsa disa prej tyre janë tashmë aktivë.

Për ta zgjeruar edhe më tej luftën kundër krimit të organizuar, mbjelljes së paligjshme të hashashit dhe monitorimin e plotë të territorit në vend, kryeministri u shpreh se satelitët do të jenë “arma e radhës” për të arritur këtë objektiv.

Pohimi i tij ka shkaktuar ilaritet në sallën e Kuvendit, pasi dërgimi i satelitëve në hapësirë është dicka që krahas burimeve monetare kërkon edhe shumë kapacitete të zhvilluara njerëzore. Vendet më të zhvilluara të globit kanë hasur në vështirësitë e tyre për të arritur këtë objektiv, ndërsa në rajonin e Ballkanit Perëndimor asnjë shtet nuk e diskuton këtë. Shqipëria mund të jetë e para, që hapë dhe një garë të re hapësinore në rajon.

Cilat janë shtetet me satelitë në hapësirë?

10 vendet kryesore që po dominojnë industrinë satelitore janë SHBA, Kina, Rusia, Britania e Madhe, Japonia, India, Agjencia Evropiane e Hapësirës, Kanadaja, Gjermania dhe Luksemburgu. Përllogariten rreth 7941 satelitë, pjesa më e madhe e të cilëve i përkasin SHBA. Turqia është një nga 30 vendet që zotëron satelitë. Gjashtë prej tyre janë aktivë, tre satelitë komunikimi dhe tre satelitë vëzhgimi.

Tre të katërtat e satelitëve rrotullohen në orbitë të ulët mes 500 dhe 2000 km lartësi dhe përdoren kryesisht për sistemet e telekomunikacionit, imazhet tokësore ose meteorologjinë.

Më 15 shkurt të vitit të kaluar India theu rekord duke dërguar në hapësirë 104 satelitë përnjëherë.  38% e satelitëve i kushtohen vëzhgimit të Tokës (klimës, reshjeve apo vëzhgimit). 37% e shërbimeve të komunikimit dhe pjesa tjetër për qëllime shkencore, mbrojtje apo teknologjike.

27% e satelitëve lëvizin në orbitë gjeostacionare në një lartësi deri në 36 mijë kilometra që përdoret veçanërisht për shërbimet e komunikimit, që mbeten gjithmonë në të njëjtën pikë dhe orbita e mesme mes 2000 dhe 36 000 km, që përdoret për satelitët e navigimit, siç janë GPS.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0