Edhe pas mbarimit të verës, Euro vazhdon të qëndrojë në nivele të ulëta. Monedha merr goditje edhe nga kriza energjetike - Business Magazine Albania

Edhe pas mbarimit të verës, Euro vazhdon të qëndrojë në nivele të ulëta. Monedha merr goditje edhe nga kriza energjetike

euro

Euro në vendin tonë prej një viti ka hyrë në një kurs që po duket i pakthyeshëm. Monedha prej kohësh po qëndron në nivelin 1.21 kundrejt lekut.

Teksa pritej që ky nivel i ulet të ishte vetëm një trend sezonal gjatë verës, koha tregoi të kundërtën. Euro vazhdon te qëndrojë në të njëjtin nivel, ndërsa edhe në tregun ndërkombëtar monedha ka pësuar një zhvlerësim ndikuar edhe nga kriza e fundit energjetike, që ka rritur çmimet e produkteve në te gjithë kontinentin.

Investitorët kane kthyer sytë nga dollari duke investuar ne bonot shumëvjeçare duke qenë se konsiderohet si monedha me e sigurtë për tu depozituar ne kohë krize.

Monedha amerikane u forcua kundrejt monedhës evropiane, me 0.2 përqind, duke bërë që çmimi i euros  të binte në 1.1570 dollarë, jo shumë larg nivelit më të ulët që nga korriku i vitit të kaluar.

Rendimentet në bonot 10-vjeçare të qeverisë amerikane gjithashtu arritën në 1.6010 përqind, niveli më i lartë që nga fillimi i qershorit.

Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se ka të ngjarë të fillojë t’i zvogëlojë blerjet mujore të bonove qysh në nëntor, e cila mund të pasohet nga një rritje e normave të interesit vitin e ardhshëm.

Ky zhvleresim i euros prej kohësh ka ngritur alarmin e sektorit fason në Shqipëri, të cilët janë dëmtuar në aktivitetin e tyre për shkak të rënies së monedhës, por edhe të gjithë kompanitë e tjeta të cilat kane kontrata te lidhura me vendet partnere të BE.

Banka e Shqiperise ka vijuar gjatë gjithë kësaj periudhe të kryejë operacione ne lidhje me heqjen e tepërt të eurove në treg, ndërsa po ndjek edhe politikën e deeurozimit. Kjo politikë sipas të dhënave ka pasur një progres shumë të ngadaltë dhe nuk po arrin efektet e dëshiruara në ekonominë e vendit.

Foto: Grafiku i Bankes se Shqiperise per nivelin e euros nder vite 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0