Nga Kutia e Pandorës tek Squid Game: misogjenia ndër shekuj! - Business Magazine Albania

Nga Kutia e Pandorës tek Squid Game: misogjenia ndër shekuj!

Kutia e Pandorës

Nga Nada Dosti, kontributore

Fillimi i historisë së diskriminimit, pre e të cilit kanë qenë sidomos gratë dhe kanë qenë viktima për mijëravjeçarë të tërë, burimin e ka tek mitologjia greke e cila mund të konsiderohet si origjina e diskriminimit gjinor me fillesë në Greqinë e lashtë.

Miti i Pandorës, po ta analizojmë me vëmendje, është tepër simbolik: gruaja e parë dërgohet në Tokë nga Zeusi për të ndëshkuar njerëzit për mëkatin e kryer nga Prometeu, i cili kishte vjedhur zjarrin nga perënditë për t’ua dhënë njerëzimit.

Ndryshe nga Eva (në kulturën e krishterë), e cila u krijua për ta bërë jetën e Adamit më të këndshme, megjithëse në një rol vartës, Pandora lindi për të ndëshkuar njerëzimin.

Hesiodi tregon mitin e Pandorës në terma shprehimisht mizogjiniste: ai shkruan se ishte “një e keqe aq e bukur” sa që ishte një “mashtrim që nuk mund të shpëtohet prej saj” dhe se “gjinia e mallkuar, fisi i grave” e ka prejardhjen pikërisht prej saj.

Për grekët, Pandora ishte tjetërsi. Dhe siç shpjegon Jean-Pierre Vernant, tjetërsia femërore për grekët ishte aq e pakuptueshme sa ç’ishte e krahasueshme me misterin e vdekjes: jo çuditërisht dhe as rastësisht, në botën greke të përfaqësuara shpesh nga figura femrash (Hecate, Persephone, Ker, Sirenat).

Pra, me sa duket gratë janë gjithmonë fajtore: Gruaja ka futur shejtanin në shishe, ashtu sikurse Eva këputi mollën e ndaluar duke u fajësuar kështu për mëkatin fillestar. Edhe Pandora u fajësua për të gjitha të këqijat e botës. Kurioziteti i saj e shtyu të hapte një kuti (në formë vazoje), të dhuruar nga Zeusi, të cilën ajo nuk duhej ta kishte hapur dhe që përmbante të gjitha fatkeqësitë e botës.

Dhe sot, nuk kemi pse habitemi kur fajësohet një grua që ka pësuar dhunë psikologjike, fizike ose seksuale … se e ka kërkuar atë vetë, që së pari nuk e ka ndërprerë lidhjen e saj, që nuk ka ditur t’i japë drejtim apo t’i shmanget dhunës, dhe më keq akoma sepse është veshur provkouese, etj etj. Shpesh përgjegjësitë e burrave janë lënë nën hije ose zhduken plotësisht, si në historitë që ata vetë na kanë treguar për mijëravjeçarë të tërë. Zeusi që i mblodhi të gjitha të zezat në një kuti të vetme, nuk kishte faj. As Adami i cili ishte i pjekur dhe i vetëdijshëm për të kontrolluar veten për të mos u tunduar nga Eva. Pra, i gjithi faji është i grave.

Me siguri keni dëgjuar për “Pandora Papers” por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse quhen të tilla? Raporti u frymëzua nga ky emër sepse autorët e këtij raporti arritën të përshkruanin gati 11.9 milion regjistrime të rrjedhura nga 14 firma në industrinë e shërbimeve financiare në det të hapur, duke raportuar sesi të pasurit fshehin pasuritë e tyre. Më shumë se 600 gazetarë në 117 vende punuan për këtë raport i cili zbuloi me mijëra të zeza.

Lexo: Miliarderi i famshëm George Soros i bashkohet listës së investitorëve në Bitcoin 

Ky lloj mizogjenizmi kulturor padyshim që është përçuar edhe tek media dhe veçanërisht kinematografia. Ekzistojnë shembuj pa fund, por në këtë shkrim do të ndalemi tek seriali korean më i përfolur i kohëve të fundit nga Netflix.

Regjizori Hwang Dong-hyuk, është akuzuar nga shikues të ndryshëm në rrjete sociale dhe kritikë filmash nëpër platformat më të rëndësishme, se si mashkull, nuk ka arritur t’i shpëtojë dot tundimit për të sjellur një portretizim misogjenist të grave. Në veçanti, të personazhit grua, Han Min-yeo, (luajtur nga Kim Joo-ryoung), e cila është e gatshme të kryejë marrdhënie seksuale me Jang Deok-su (Heo Sung-tae), me sa duket për të ngritur pozicionin e saj në lojën vdekjeprurëse. Vetë regjizori është justifikuar se këtë skenë e ka përfshirë për të treguar se si njeriu është në gjendje të bëjë çdo gjë për të mbijetuar dhe realiteti kapitalist ka dëshmuar se gratë në të tilla raste arrijnë në të tilla nivele. Por kjo nuk e arsyeton faktin se përse nuk është sjellur një skenë me role të përmbysura: pra një mashkull që detyrohet të kryejë marrdhënie për disa favore apo për të mbijetuar.

Të tjerë, gjithashtu e kanë kritikuar serialin kur në një episod ku shihet bosi VIP i maskuar dhe i rrethuar nga piktura me gra të zhveshura (për të cilat thuhet se kanë qenë aktore të vërteta që kanë pozuar si piktura), përreth nëpër dhomë si pjesë e dekorimit. Disa pretenduan se këto piktura portretizonin ekskluzivisht gra dhe kjo shpie në objektivizimin e imazhit të gruas.

Ndër të tjera, një elemt kryesor i Serialit, i cili është kthyer dhe në “maskotën” e tij, është dhe kukulla-vajzë-robot. Sipas Jung, i cili luan rolin e Sae-byeok, shpjegoi se kukulla në të vërtetë ka origjinën nga tekstet shkollore të Koresë. “Kur ishim në shkollë, kishte personazhe të ngjashme njëri ishte djalë, dhe tjetri vajzë. Emri i djalit ishte Chulsoo, dhe emri i vajzës ishte Younghee, dhe ajo është pra dhe kukulla e filmit tonë.”

Atëherë, lind pyetja, në rastin e kësaj “zgjedhjeje strategjike” për të sjellur nga tekstet shkollore një personazh nostalgjik, përse duhej të ishte pikërisht kukulla-vajzë dhe jo diali robot, e cila do të merrte gjithë ato jetë në formë aq mizore?

Sepse gruaja e simbolizon më së miri të keqen si gjithmonë!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0