Tre ekonomistë me qendër në SHBA iu dha Çmimi Memorial i Nobelit në Shkencat Ekonomike për punën e tyre që nxorën përfundime nga vëzhgimi i shkaqeve dhe efekteve të veprimeve ekonomike të botës reale.
Në Stokholm, Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ndau çmimin e këtij viti midis David Card të Universitetit të Kalifornisë, Berkeley, i cili mori gjysmën e çmimit; dhe dy ekonomistë të tjerë, Joshua Angrist i Institutit të Teknologjisë në Masaçusets dhe Guido Imbens nga Universiteti Stanford.
Card u nderua për punën e tij pioniere në “ekonomiksin e punës”. Angrist dhe Imbens u nderuan për kontributet e tyre metodologjike në kuptimin e marrëdhënieve kauzale, tha komiteti i çmimit.
Njoftimi i sotëm vjen mes ndryshimeve në fronte të shumta që po I ndodh mendimit ekonomik. Ekonomia globale po përpiqet të shpëtojë nga varianti i koronavirusit Delta, duke i lënë ekonomistët në mëdyshje mbi zhvillimet e pazakonta në tregjet e punës, zinxhirët e furnizimit dhe çmimet e produkteve.
Vitin e kaluar, dy ekonomistë të Universitetit Stanford, Paul Milgrom, një profesor i shkencave humane dhe shkencave, dhe Robert Wilson, një profesor i administrimm biznesit në Shkollën Pasuniversitare të Biznesit në Stanford, u nderuan për punë pioniere në teorinë e ankandeve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto