Kjo këshillë e thjeshtë nga Kamala Harris do t'ju bëjë një folës më të mirë në publik - Business Magazine Albania

Kjo këshillë e thjeshtë nga Kamala Harris do t’ju bëjë një folës më të mirë në publik

Kamala Harris

Shumë udhëheqës janë gjithashtu folës të mirë publikë, dhe kjo nuk duhet të jetë befasuese. Për të qenë të suksesshëm, udhëheqësit duhet të jenë në gjendje të përcjellin idetë qartë dhe me besim. Por një udhëheqëse, zv. Presidentja Kamala Harris ka marrë rolin shtesë si trajnere e të folurit publik në më shumë se një rast, duke ofruar këshilla të sakta dhe të qëndrueshme për zgjedhës shumë të ndryshëm.

Më poshtë janë dy nga momentet më të njohura:

Në Prill të 2021, gjatë vizitës së saj në Kooperativën Elektrike New Hampshire, tekniku Jeff Bird duhej të mbante një fjalim të shkurtër për të para mediave. Por momente pasi Bird filloi, ai u ndal, u turbullua dhe humbi në fjalët e tij, edhe pse të gjithë fjalimin e tij e kishte të shkruar në letra.

“Më falni,” tha ai, i turpëruar. “Unë jam vërtet nervoz.”

Zv. presidentja Harris i tha atij nga larg. “Ne duhet të dimë atë që ju dini, prandaj na tregoni, sepse ne nuk dimë atë që ju dini,” tha ajo. “Ju jeni duke na mësuar tani.”

Kur Bird ende blebëzonte, ajo iu afrua atij. Duke ju drejtuar gazetarëve dhe kamerave, ajo tha, “Të gjithë këta djem, ata mund të mos e kuptojnë atë që bëni, por ata duhet ta kuptojnë atë që bëni sepse ajo që bëni është kaq e rëndësishme. Ju po ndërtoni vendin tonë, kështu që mësojuni atyre atë që dini, sepse ata duhet ta kuptojnë atë.”

Bird përfundoi fjalimin e tij dhe e falënderoi atë.

Dy vjet më parë, Harris ofroi këshilla shumë të ngjashme për një grup vajzash gjatë një ndalese fushate në New Hampshire, kur njëra e pyeti se si ishte aq komode kur fliste në publik.

Lexoni: 4 gabimet e zakonshme gjatë një fjalimi publik

“Kur ngriheni për të folur, mbani mend se nuk ka të bëjë me ju,” tha ajo. “Gjëja më e rëndësishme është që të gjithë të dinë atë që ju dini. Kur mbani fjalimin tuaj, ju dini diçka që duhet ta ndani me njerëzit që ata duhet ta dinë.”

Këshilla e saj qëndron në faktin: Kuptoni që, së pari, ju dini diçka që auditori juaj nuk e di, por duhet ta dijë; dhe e dyta, është puna juaj ta ndani atë me ta.

Kjo këshillë është mjaft praktike dhe efektive për të gjithë folësit, ashtu siç ishte edhe për kandidatin e rritur edhe për vajzën e re; dhe ja pse:

Nuk ka të bëjë me ju

Kur mbani një fjalim, rasti nuk është një provë e personalitetit tuaj, pamjes tuaj, apo edhe aftësisë suaj. Në shumicën e rasteve, mbajtja e një fjalimi nuk ka të bëjë fare me ju. Bëhet fjalë për synimin tuaj dhe për ta çuar atë në mënyrë efektive nga koka juaj tek kokat e auditorit tuaj.

Duke ditur këtë duhet t’i bëjë folësit të ndihen më pak nervozë dhe të gjykuar, pasi fokusi kalon nga personi tek qëllimi. Qëllimi nuk është të jesh perfekt apo edhe të performosh; qëllimi është thjesht të prezantosh.

Ka të bëjë me atë që ata duhet të dinë

Shumë folës fillojnë me pyetjen: “Çfarë dua të them?” Kjo është pyetja e gabuar sepse nuk fillon të marrë në konsideratë qëllimin e vërtetë të të folurit publik: jo vetëm të flasësh me zë të lartë, por të ndikosh tek auditori. Për të angazhuar dhe frymëzuar një auditor, pyetja e duhur është: “Çfarë duan dhe duhet të dinë ata?”

Pasi të identifikoni dhe kuptoni atë që auditori juaj ka nevojë të dëgjojë (“atë që ata nuk e dinë”) me njohuritë ose depërtimin unik që keni (“atë që dini”), fjalimi juaj në thelb flet vetë.

Pavarësisht nëse jeni udhëheqës biznesi, zyrtar publik, praktikant ose student, çelësat për të folur në publik me besim dhe kompetencë janë pikërisht ashtu siç i theksoi zv. presidentja Harris: “Mësojuni atyre atë që dini sepse ata nuk e dinë, dhe ata kanë nevojë për ta kuptuar.”

Duke i dhënë vetes atë ndjenjë qëllimi do të përforconi qëllimin tuaj dhe do të zvogëloni panikun tuaj, dhe nëse funksionon për zëvendës-presidenten e Shteteve të Bashkuara, ndoshta mund të funksionojë edhe për ju.

/fastcompany

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0