4 gabimet e zakonshme gjatë një fjalimi publik - Business Magazine Albania

4 gabimet e zakonshme gjatë një fjalimi publik


E folura në publik është një nga mjetet më të mira të marketingut. Shpesh herë folësit ambiciozë mendojnë se e folura në publik nuk ka ndonjë vështirësi të madhe. Problemi qëndron thjesht “të ngrihesh atje dhe të flasësh”, pa kuptuar ndryshimin midis folësve dhe atyre që udhëheqin formën e lartë të të folurës në publik.

Këtu janë katër nga gabimet më të zakonshme që bëhen gjatë një fjalimi publik.

  1. Të vareni plotësisht nga një slide prezantimi

Nëse e konsideroni veten ekspert të çështjeve të caktuara, duhet të zotëroni artin e të folurit me ose pa letër. Ju mund të mbani një letër të asaj që do të flisni, nëse lejohet nga koordinatori i eventit, por kjo gjë mund të sjellë një komunikim të ftohtë dhe të shkëputur nga audienca. Nëse jeni të përqëndruar në prezantimin e asaj që do të thoni pa u shkëputur do të bëjë të mos humbisni vëmendjen e tyre. Shumë folës të suksesshëm, nisur nga përvoja e tyre, ju sugjerojnë të mbështeteni në eksperiencën dhe përvojën tuaj, jo në një letër të shkruar. Audienca juaj meriton t’ju shohë dhe dëgjojë.

  1. Të mërzisni audiencën

Gjatë një fjalimi në publik, mënyra më e mirë për të zgjuar turmën është të tregoni një shaka ose të filloni me pjesëmarrjen e audiencës. Sa më parë që të ngrohni turmën, aq më i paharrueshëm do të bëhet prezantimi juaj. Gjatë një fjalimi  ndani historinë tuaj të jetës me audiencën, por mos harroni ta bëni atë të paharrueshëm.

Lexo: 5 sipërmarrës shumë të suksesshëm, karriera e të cilëve u zhvillua në të 30-at e tyre

  1. Të mos përdorni termat e duhur

Kur flisni në një publik të gjerë është e domosdoshme të përdorni gjuhë që është e thjeshtë për të gjithë, sepse ju kurrë nuk e dini se kush është ulur në atë audiencë. Nëse gjatë fjalimit tuaj e humbisni audiencën për shkak të mungesës së mirëkuptimit, do të humbisni vëmendjen dhe interesin e tyre. Një nga rastet më frikësuese gjatë një fjalimi publik është që audienca të mos jetë në nivelin tuaj profesional. Por, siç dihet, e folura në publik është më shumë aftësi sesa një art.

  1. Të përdorni supozime të përgjithshme dhe deklarata të paprovuara

Një nga gabimet më të mëdha “jo profesionale” të komunikimit është kur një folës ka 40 deri 60 minuta kohë në skenë për të diskutuar se çfarë beson “shumica”. Mos planifikoni një fjalim që fillon me “Shumica e bëjnë këtë” ose “Shumë njerëz nuk duan ta bëjnë atë”. Në vend të kësaj, paraqisni faktet, “Sipas një Sondazhi të vitin 2018, 48% e njerëzve janë …” Vëmendja ndaj detajeve i jep besueshmëri shtesë fjalimit tuaj.

Gerta Demiri

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0