Mbi 32,600 biznese të Fiskalizuara dhe mbi 38 milionë fatura të Fiskalizuara kanë lëshuar prej datës 1 Janar të këtij viti.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka vijuar me publikimin e të dhënave të ecurisë së kësaj reforme deri në këto momente.
Qasja e Administratës Tatimore do të jetë këshilluese dhe informuese për t’i ardhur në ndihmë çdo tatimpaguesi, për çdo paqartësi apo problematikë të hasur lidhur me këtë proces.
Në 1 Janar 2021 nisi faza e parë e zbatimit të kësaj reforme, që konsiston në transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe Enteve Publike (B2G), në 1 Korrik 2021 nisi faza e dytë për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve (B2B), ndërsa më 1 Shtator nisi faza e fundit për transaksionet me para në dorë tatimpagues-konsumator (B2C).
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kujtuar se vijon zbatimin edhe plani i masave për Fiskalizimin, për informimin dhe ofrimin e asistencës në vendet e ushtrimit të aktivitetit të tatimpaguesve. Ky plan masash, i cili ka filluar që në datën 1 Shtator konsiston në ofrimin e ndihmës të punonjësve të trajnuar të Administratës Tatimore ndaj subjekteve për të plotësuar disa hapa të nevojshëm dhe të domosdoshëm për procesin e Fiskalizimit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto