Hiperinflacioni në Venezuelë, një thes para për të blerë pak gjëra - Business Magazine Albania

Hiperinflacioni në Venezuelë, një thes para për të blerë pak gjëra

Inflacioni në Venezuelë ka arritur nivele aq të larta, sa që shteti nuk ka para mjaftueshëm për të printuar para të reja. Shtypja dhe hedhja në treg e kartëmonedhave të reja, kushton shumë! Pikërisht për këtë arsye, Banka Qendrore e Venezuelës, ka prezantuar tre prerje të reja kartëmonedhash, me vlerë 200 mijë bolivar, 500 mijë dhe 1 milion.

Të tre kartëmonedhat kanë të njëjtin dizajn. E vetmja gjë që ndryshon, është ngjyra. Kjo zgjedhje është bërë për të minimizuar kostot e prodhimit. Me gjithë tentativën për të prodhuar valutë të re, nëse mbledh vlerën e të tre prerjeve të reja së bashku, gjithçka mund të blesh është një kilogram miell.

Arsyeja e kësaj gjendjeje në shtetin e Amerikës Jugore?

Së pari, është varësia që ekonomia e vendit ka nga nafta. Eksporti i arit të zi është parësor për buxhetin e shtetit në Venezuelë. Mirëpo, me rënien e çmimit, edhe të ardhurat nga shitja janë tkurrur. Rreth 96% e ekonomisë venezuelase varet nga nafta.

Arsyeja e dytë, është fakti se për financimin e këtij deficiti të krijuar, Qeveria i ka kërkuar Bankës Qendrore, që të shtypë sa më shumë kartëmonedha. Ndaj, duke shtypur sa më shumë, pavarësisht fitimeve shumë të pakta, sistemi bankar gjendet në kolaps tashmë.

Një tjetër arsye janë edhe sanksionet e vendosura nga SHBA-të. Politika venezuelase nën emrat e Hugo Chavez apo Nicolas Maduro, ka krijuar armiqësi të thellë me amerikanët. Këta të fundit, nën diktatin e superfuqisë, kanë tagrin edhe të sanksionojnë dhe të ndikojnë kështu në ekonomi.

Inflacioni në Venezuelë u rrit me 9 mijë e 585 për qind. Kështu, çmimet u rriten deri në 180 herë më shumë. Aq shumë, sa tashmë, Qeveria nuk ka para as për të shtypur para të reja.

BLOOMBERG

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0